Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor
Po, ka gra që kastrojnë burra (u heqin dinamizmin dhe vrullin natyror). Ndiejnë nevojën për t’i zvogëluar me mundësinë e parë. I abuzojnë. Por ka edhe njerëz – dhe për fat të keq, shumë gra midis tyre – që mendojnë se për të gjitha është faji i tyre, çfarë tjetër?
Gruaja!
Nëse gruaja mashtron burrin, është “p @ anë”.
Nëse burri mashtron gruan, është faji i gruas që nuk dinte ta mbante atë.
Nëse gruaja shkon me një burrë të martuar, është “p@anë”.
Nëse burri shkon me një të martuar ai është tip.
Nëse një grua mbetet shtatzënë jashtë martese, “kur ajo hapi këmbët, ishte mirë”.
Nëse një burrë lë një grua shtatzënë, “nuk mund ta detyrosh babanë tjetër nëse nuk dëshiron”.
Nëse një grua mashtron, burrit i janë vënë “bri” dhe duhet të divorcohet nga ajo.
Nëse burri mashtron, gruaja quhet “injorante” dhe duhet ta falë.
Nëse një grua vendos partnerin në shtëpi me fëmijët e saj, ajo është nënë e keqe (ndonjëherë edhe më shumë).
Nëse babai vendos një partner në shtëpi me fëmijët e tij “ai dëshiron të rindërtojë jetën e tij”.
Nëse një grua nuk kujdeset për veten (sepse është e dëshpëruar, sepse është e lodhur ose thjeshtë nuk i pëlqen), ajo nuk kupton, është në botën e saj dhe burri i saj do bëjë mirë nëse shikon diku tjetër.
Nëse burri nuk kujdeset për veten e tij (ju e dini si janë burrat, bëjnë një dush dhe hopa, jashtë derës!).
Nëse gruaja nuk merr ushqim për fëmijët e saj “të shkojë të punojë!”.
Nëse burri nuk siguron ushqim për fëmijët e tij, “me një pagë, si mund t’i plotësojë nevojat, si mund t’ia dalë?”
Nëse gruaja nuk bën punët e shtëpisë, ajo është dembele.
Nëse burri nuk i kryen punët e shtëpisë “ai punon gjithë ditën dhe kur kthehet në shtëpi nuk gjen një kafshatë bukë!”.
Nëse një grua mban fëmijët e saj që burri i saj të shkojë në punë, ajo është nënë.
Nëse një burrë i mban fëmijët e tij që gruaja e tij të shkojë në punë, “po bën babysitting”.
Nëse një grua shkon për të bërë pazar në supermarket, produkte për rruajtje për burrin e saj, askush nuk është i befasuar.
Nëse një burrë blen në supermarket, peceta për gruan e tij “deri në pecetat e saj blen!”
Nëse një grua kërkon një divorc, kjo është për shkak se ajo “dëshiron të bëjë jetën e saj”.
Nëse një burrë kërkon një divorc, çfarë mund të bëjë ai? Ajo i vuri zjarrin me grindjet dhe zhurmën e saj”.
Sepse në Shqipëri, në vitin 2020, gruaja vazhdon të jetë një prostitutë, grindavece, me mendje të lehtë dhe e detyruar të jetë përgjegjëse për gjithçka, madje edhe për problemet e të tjerëve, dhe burri është i mjaftueshëm që të jetë një burrë për ta “skapuluar “ atë nga gjithçka. Komentet për gjysëm-gjininë, që dikush do priste ta bënin burrat, kryesisht e bejnë gratë!
Po po, gratë pështyjnë seksin e tyre!
Dhe atëherë pyesim veten pse nuk mund ta gjejmë njeriun e duhur për të pasur një lidhje?
Sepse nuk mund të gjejmë një burrë që e nderon fjalën e tij dhe të ketë “tope”që i peshojnë 10 kilogramë.
Ku mund t’i gjejë”topet” burri e dashura ime, kur prindërit e tij i’a kanë prerë, që ditën që ai ka lindur?
Ku mund t’i gjejë”topet” burri e dashura ime, kur nuk e sjellin KURRË përpara përgjegjësive të tij?
Kur e përkëdhelin nga dita kur ai i thotë “mami” deri në adoleshencë, ushtri dhe martesë?
Si do të ngurtësohet një burrë, si do të bëhet më i fortë, nëse gjithçka rreth tij i thotë se për atë që po bën, është gjithmonë faji i një personi tjetër dhe e një gruaje në jetën e tij?
Klishet lindin klishe. Dhe për sa kohë që ne i riprodhojmë ata si prindër, të gjithë brezat e fëmijëve tanë, nipërit dhe mbesat tanë do ta pasojnë.
Pra, nëse duam të shohim më pak divorc në të ardhmen, është një ide e mirë që të paktën brezi ynë të shikojë se si të bëjmë fëmijë të përgjegjshëm.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.