Sipas një studimi britanik, gratë kalojnë mesatarisht dy muaj të jetës së tyre duke biseduar me nënat e tyre në telefon… Kaq pak? Çfarë i themi njëra-tjetrës? Asgjë e rëndësishme, por gjithçka thelbësore për të ndarë.
Receta libri – Për çfarë shërbejnë librat, MasterChef apo interneti? “Si gatuan mami, askush nuk gatuan!”
Tashethemet – Më së shumti është ajo që na përditëson peripecitë e prejardhjes, që nga kushërira e tretë që po martohet, te këmba e thyer e tezes nëntëdhjetëvjeçare.
Këshilla-shëndeti – Shëndeti, fëmijët, puna, bashkëshorti, cilado qoftë tema e diskutimit që ka kaluar para nesh, prandaj nuk mund të mos e konsultojmë sa herë që diçka na shqetëson.
Guida TV – Keni humbur një episod të Il Segreto? Ajo do të kujdeset t’ju japë një përmbledhje të pikave kryesore.
Përgatiti K.I / Burimi www.pianetadonna.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.