Zënkat dhe mëritë që zgjasin për vite me radhë mes familjarëve mund të kenë shkaqe të shumta dhe janë shumë të përhapura te njerëzit. Ndonjëherë, dinamikat e fëmijërisë mund ta përshpejtojnë këtë proces. Arsyet mund të jenë të shumta që nga plakja e prindërve, deri te distanca që merrni në jetë.
Kur psikologu i Universitetit të Pitsburgut, Daniel Shau, i cili studion marrëdhëniet mes motrave dhe vëllezërve te fëmijët, diskutoi për zbulimet e një kërkimi të tij në një program radiofonik, ai mori shumë telefonata nga të rriturit që donin të flisnin për dhimbjen që ndjenin në marrëdhëniet që kishin me anëtarët e tyre të familjes.
Diçka ndodh dhe ata nuk e falin më kurrë njëri-tjetrin. Më vonë të kontaktojnë duke treguar se si nuk kanë folur për 20 apo 30 vjet.
Disa njerëz nuk e tregojnë prishjen e marrëdhënieve me motrat apo vëllezërit. Kur janë fëmijë, vëllezërit dhe motrat zemërohen me njëri-tjetrin për çështje të moshës. “Aftësia për të luftuar me motrën/vëllain dhe zgjidhja e këtyre konflikteve, mund të jetë një arritje e rëndësishme zhvillimi”, -thotë psikologia Laurie Kramer. Motrat dhe vëllezërit që nuk ia dalin kurrë të mësojnë si t’i menaxhojnë këto konflikte, kanë më tepër rrezik të krijojnë përçarje të thella si të rritur.
Nuk ke stimuj të ruash kontaktin. Thjesht do t’i qëndrosh larg.
Ka dy lloj personalitetesh që janë më të prirë të ndahen njëherë e përgjithmonë me motrat/vëllezërit. Këtu përfshihen armiqësorët ekstremë dhe ata që Jeanne Safer, psikoterapiste në Nju Jork, i quan ‘grumbullues të mërive’. Në një aspekt duhet fajësuar evolucioni. Motrat dhe vëllezërit nga e njëjta familje shpesh rivalizohen, sepse konkurrojnë për burimet më të shumta të jetesës dhe mbi të gjitha për kujdesin prindëror.
Shumica e nënave kanë një fëmijë të preferuar. Kur favorizimi hyn në skenë, ka më shumë gjasa që fëmijët të bëhen agresivë me njëri-tjetrin. Por shumë të rritur e perceptojnë veten si më pak të preferuarit e familjes, ndërsa të tjerët lejojnë që kjo diferencë të ndodhë. Ata që kanë jetë të suksesshme dhe karriera të arrira, kanë më pak gjasa të fiksohen tek e shkuara dhe të shijojnë reputacionin e mirë të momentit. Ftohja direkte e marrëdhënieve mes motrave dhe vëllezërve, pavarësisht se sa e merituar mund të jetë, ka pasoja serioze. Ata që e fillojnë ndarjen, shpesh pendohen më vonë.
Burimi / TopAlbaniaRadio
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.