Më shumë se 50 gra franceze të profilit të lartë kanë filmuar veten duke prerë flokët në mbështetje të grave dhe vajzave iraniane që janë vrarë në protestat për vdekjen e Mahsa Amini pas arrestimit të saj nga policia morale iraniane.
Ato përfshijnë disa nga emrat më të njohur të kinemasë franceze; Juliette Binoche, Marion Cotillard, Isabelle Adjani and Isabelle Huppert, si dhe këngëtarja belge Angèle. Jane Birkin, e cila është filmuar me vajzën e saj Charlotte Gainsbourg, aktorja Charlotte Rampling dhe Julie Gayet, gruaja e ish-presidentit francez François Hollande, u shfaqën gjithashtu duke prerë flokët “për liri.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.