Këshilla & Arsye

October 5, 2019 | 8:02

Për një mëngjes të përsosur, lërini fëmijët tuaj t’ju ndihmojnë

Mëngjesi, fëmijët për t’u veshur dhe për t’u bërë gati për shkollë. Shpesh nuk ka shumë kohë dhe për këtë arsye humbet durimi. Rezultati? Që në mëngjes jeni të lodhur. Sekreti për të pasur një mëngjes të përsosur është t’i lejoni fëmijët që t’iu ndihmojnë. Edhe të vegjlit. Organizimi dhe bashkëpunimi janë fjalët kyçe për ta filluar ditën në mënyrën më të mirë.

Jepuni fëmijëve tuaj detyrat e shtëpisë

Fëmijët kanë nevojë për tre gjëra për t’u rritur të lumtur: kompetencë, autonomi dhe marrëdhënie. Për këtë arsye, nëse u jepni fëmijëve tuaj një listë të detyrave që duhet të bëjnë përpara se të shkojnë në shkollë, ju do të forconi secilën nga këto aspekte. Natyrisht kjo gjë kërkon durim dhe do të duhet të jeni të qetë dhe të butë, veçanërisht nëse fëmijët janë akoma të vegjël, por me kalimin e kohës mëngjeset do të bëhen magjike dhe argëtuese.

Kurseni kohën dhe filloni që në mbrëmje

Filloni që në mbrëmje, pas darkës dhe lërini fëmijët tuaj të zgjedhin një vakt të lehtë për shkollë. Paraprakisht sigurohuni që t’i keni përbërësit, në mënyrë që kur të zgjoheni në mëngjes t’u përgatisni atyre mëngjesin. Mendoni edhe për veshjet që ata do të duhet të veshin ditën tjetër, në mënyrë që të kurseni kohën.

Zgjohuni herët në mëngjes

Ngrihuni 10 minuta më herët, në këtë mënyrë do të keni kohë t’i zgjoni fëmijët me qetësi dhe butësi dhe t’u flisni atyre për ditën dhe atë që duhet të bëjnë. Ju, sigurisht, do të jeni pranë tyre për t’i ndihmuar nëse ata kanë nevojë.

Krijoni një listë me gjërat që duhen bërë

Bëni një listë të gjërave që duhen bërë që të mos e kaloni mëngjesin duke pyetur “A e bëri këtë?” Vareni atë në mur dhe lërini fëmijët tuaj të shënojnë gjërat që kanë bërë. Thjesht shikoni dhe ndihmojini ata nëse janë në telashe, siç do të ndodhë herët e para.

Mbani një klimë pozitive

Nuk do të jetë gjithmonë e lehtë dhe do të ketë gjithashtu “jo”, në mëngjeset kur fëmijët do të luftojnë për biskotën e fundit ose nuk do të duan të bashkëpunojnë. Në këto raste, detyra juaj do të jetë të mbani kontrollin dhe një klimë pozitive për të garantuar qetësinë që i duhet një familjeje.

 

 

Burimi / https://dilei.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top