Mirëqenie

October 5, 2019 | 8:04

Ushqimet që mund t’i konsumoni esëll në mëngjes dhe ato që duhet t’i shmangni

Çdo mëngjes kur zgjohemi, stomaku ynë ka qëndruar bosh për të paktën dhjetë orë. Pas udhëtimeve të gjata ose ditëve veçanërisht të ngarkuara, ne gjithashtu mund të hasim ditë që kemi qëndruar shumë kohë pa ngrënë mes vakteve. Çfarë duhet bërë në këto raste?

Sigurisht pini të paktën dy gota me ujë natyral në temperaturën e dhomës. Është treguar se pirja e ujit në stomak bosh promovon eliminimin e toksinave dhe vë në lëvizje metabolizmin. Pra, nëse nuk mund të pini gotën klasike me ujë, limon dhe xhenxhefil për shkak të problemeve me stomakun kur zgjoheni, mund të mbështeteni në fuqinë rigjeneruese të ujit dhe të pini sa më shumë. Uji kontribuon gjithashtu në rregullimin e temperaturës së brendshme, hidratimin e organeve vitale dhe oksigjenimin e qelizave.

Por porsa i përket të ngrënit, tundimi është që kur jeni me stomak bosh, t’i drejtoheni një vakti të rëndë pa i kushtuar vëmendje të madhe asaj që po hani. Ky është një gabim që nuk duhet të bëhet: ne mund të zgjedhim ushqime që mund të shkaktojnë aciditet, acarim dhe dëmtim të mukozave. Këtu është një listë e ushqimeve që duhet t’i konsumoni dhe ato që duhet t’i shmangni.

  • Ushqime që mund t’i konsumoni me stomak bosh

Arrat ndihmojnë në uljen e acidit në stomak dhe janë perfekte për t’u konsumuar esëll në mëngjes.

Tërshëra krijon një shtresë të stomakut që është e dobishme për të mbrojtur stomakun nga veprimi i acidit klorhidrik të prodhuar për të tretur ushqimin.

Papaja përmban papain, e treguar për të nxitur tretjen e duhur.

Vezët janë një burim i mirë i proteinave ideale, madje për t’u konsumuar dhe me stomak bosh.

Drithërat integrale përmbajnë karbohidrate komplekse që duhen marrë në mëngjes esëll.

  • Ushqimet që duhen shmangur kur jeni me stomak bosh

Portokallet dhe mandarinat, edhe nëse janë të shtrydhur, mund të rrisin rrezikun e gastritit.

Kafeja mund të nxisë sekretimin e acideve të stomakut.

Salcat dhe ushqimet pikante mund të shkaktojnë acarim të rëndë të stomakut.

Buka, brioshi dhe ushqimet e tjera me maja kanë tendencë të dobësojnë stomakun, nëse hahen esëll.

Domatet dhe kastravecat mund të shkaktojnë dhimbje barku.

Dardhat janë të pasura me fibra të papërpunuara të cilat, nëse nuk kombinohen me ushqime të tjera, mund të dëmtojnë mukozën e stomakut.

 

 

Burimi / https://www.lacucinaitaliana.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top