Këshilla & Arsye

August 4, 2018 | 9:39

Për pushime me makinë? Ja se si ta shijoni sa më shumë udhëtimin…

Të udhëtosh më makinë për pushime shpeshherë cilësohet si një nga zgjedhjet më të mira, sidomos kur destinacionet nuk janë shumë të largëta dhe të lodhshme. Përdorimi i makinës personale nuk të kufizon, siç mund të bënte paketa e pushimeve me një agjenci, me orare fikse dhe ditë të caktuara përgjithësisht vetëm në një vend.

Kur përdor makinën të jepet mundësia të bësh pushime aventureske, ku mund të shohësh disa vende njëkohësisht. Por para se të niseni me pushime, lexoni disa nga këshillat e mëposhtme për ti pasur parasysh.

1.Nëse duhet të udhëtoni evitoni udhëtimet në orët e nxehta të ditës.

2.Mbani gjithnjë me vete ujë.

3.Mos harroni kutinë e ndihmës së shpejt.

4.Gjatë ndalesave evitoni ngrënien e shpejtë, të rëndë, pijet alkoolike, lëngjet me shumë sheqer apo kafeinë.

5.Mundohuni të mos parkoni në diell.

6.Në rast të parkimit në diell, para se të niseni hapini dritaret për të ulur temperaturën e brendshme.

7.Nëse duhet të ndaloni mos i lini njerëzit ose kafshët, madje edhe për një kohë të shkurtër në makinë, parkuar në diell.

8.Nëse makina ka sistem të ajrit të kondicionuar, rregulloni temperaturën në mënyrë që diferenca të jete jo më shumë se 5 °C me ambientin jashtë.

9.Përpara nisjes çdo pasagjer në automjet përfshirë edhe personat në sediljet e pasme të lidhet me rripin e sigurisë.

10.Zgjidhni karrigen e përshtatshme për fëmijët e vegjël dhe lidhini mirë.

11.Kurrë mos i lini fëmijët vetëm në makinë

12.Kujdes shpejtësinë dhe respektoni kufizimet e saj si edhe largësitë e sigurisë me automjetet e tjera.

13.Duhet të dini se 1/3 e vdekjeve nga aksidentet shkaktohen si pasojë e lodhjes.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top