Këshilla & Arsye

July 5, 2017 | 12:10

Për shumë, miqtë janë çelësi i lumturisë në pleqëri

Sa më shumë të plakeni gjithnjë e më shumë miqtë do të kenë ndikim në shëndetin dhe lumturinë tuaj.

formanyfrien

Këtë e tregon sot një studim që konfirmon se kjo lloj shoqërie mund të jetë një burim lumturie dhe mirëqënieje, ndonjëherë më shumë se ajo e familjes. Studimi është bërë nga William Chopik i Universitetit të Miçganit dhe është publikuar në Personal Relationship.

Rezultatet e këtij studimi të kryer me 280 mijë njerëz në 100 shtete treguan se si lidhjet familjare dhe shoqëritë janë të lidhura me kushte më të mirë të shëndetit dhe mirëqënies në kompleks. Madje me moshën, krahasuar me raportet familjare, shoqëritë bëhen edhe më të forta. Nga studimi, ata që i kishin dhënë më shumë pikë rëndësie miqësisë në jetë kishin deklaruar një shëndet më të fortë. Dhe kjo, sipas autorit, edhe sepse ndonjëherë raportet me familjarët mund të jenë stresuese.

Gjetjet e studimit rrjedhin nga dy anketat me 280.000 njerëz të pyetur në lidhje me marrëdhëniet e tyre, lumturinë dhe shëndetin.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top