Një nga këshillat që japin ekspertët, neuroshkencëtarët dhe psikologët për të evituar autizmin është kujdesi për ndërtimin sa më natyrshëm të lidhjes nënë – fëmijë që në çastin e lindjes.
Lira Gjika, mjeke pediatre
Çdo shërbim fëmijës i duhet t’i përcillet nga nëna, duke filluar me ushqyerjen, larjen, veshjen. Të gjithë do të thonë, por nëna është e lodhur dhe ka nevojë për ndihmë! Është e vërtetë që të gjithë njerëzit pranë saj duhet ta ndihmojnë nënën, por duke e inkurajuar që ajo t’i realizojë vetë këto procese.
Hyrja e një personi të tretë në marrëdhënien nënë – fëmijë përveç babait, qoftë edhe duke i shërbyer, vetëm dëmton. Marrëdhënia nënë – fëmijë duhet të jetë një marrëdhënie e vazhdueshme “pa ndërprerje”. Këto ndërprerje krijohen pikërisht nga ndërhyrjet që përjashtojnë nënën, p.sh një banjë që e bën gjyshja, tezja, halla etj. Fëmija nuk i njeh ato dhe trembet “pse nëna e lë vetëm me të tjerë që nuk i njeh”. Prindër, bëhet fjalë për procese neuropsikike që sapo kanë filluar të zhvillohen te fëmija dhe ato zhvillohen vetëm nëpërmjet komunikimit me nënën. Lidhja nënë – fëmijë fillon e ndërtohet që në periudhën intrauterine (në bark të nënës) dhe është komunikim i trefishtë, hormonal, humoral dhe psikoemocional.
Kujdes prindër, psika e fëmijës është shumë e brishtë për të përballuar ndërhyrje të papritura të njerëzve që për fëmijën janë të panjohur, qofshin këta dhe gjyshërit. Specialistët që merren me autizmin i quajnë shumë gjymtuese ndërhyrje të tilla. Madje edhe kur nëna nuk është mirë emocionalisht duhet të jetë e kujdesshme dhe e vëmendshme me mënyrën se si sillet, si e prek dhe si e ushqen fëmijën. Ajo nëna, duhet të flasë me fëmijën dhe t’i tregojë se është e sëmurë dhe nuk mund t’i bëjë ajo të gjitha shërbimet dhe për këtë arsye e ndihmon nëna e saj dhe gjyshe e tij apo saj, (fëmijës).
Është e vërtetë që të gjithë i duan fëmijët, por e kanë të vështirë të bëjnë me të mirën për fëmijën dhe si e do fëmija.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.