Në fokus

August 18, 2018 | 10:09

Për të jetuar më gjatë, hiqni dorë nga dieta me ‘pak karbohidrate’

Dietat me pak karbohidrate mund të shkurtojnë jetën me të paktën 4 vite. Për të jetuar më gjatë ju nuk duhet të hiqni dorë plotësisht nga karbohidratet,  pasi në të vërtetë ju merrni rezultate të mira me një dietë me konsum të moderuar.

Sipas një studimi amerikan të shtrirë në mbi 25 vite, një reduktim i moderuar konsumi karbohidratesh apo këmbimi i mishit me proteina bimore dhe yndyrna, është më i shëndetshëm. Studimi është mbështetur te njerëzit që mund ta kujtonin sasinë e karbohidrateve që kanë konsumuar.

Në studimin e publikuar në “The Lancet Public Health”, 15.400 persona nga SHBA kanë plotësuar pyetësorë mbi ushqimin dhe pijet që kanë konsumuar, si dhe mbi sasinë.

Nisur nga kjo, shkencëtarët kanë përllogaritur sasinë e kalorive që ata kanë marrë nga karbohidratet, yndyrnat dhe proteinat. Pasi kanë ndjekur grupin për një mesatare prej 25 vitesh, kërkuesit arritën në përfundimin se ata që kanë marrë 50-55 % të energjisë së tyre nga karbohidratet kanë një rrezik më të ulët vdekjeje, krahasuar me ata që kanë marrë më shumë karbohidrate.

Karbohidratet përfshijnë perimet, frutat dhe sheqerin, por burimi kryesor i tyre janë ushqimet bimore si patatet, buka, orizi, makaronat dhe drithërat. Kërkuesit përllogaritën se, nga mosha 50 vjeç, njerëzit në grupin e përdorimit të moderuar të karbohidrateve pritej të jetonin edhe për të paktën 33 vite të tjera, 5 më shumë sesa njerëzit që merrnin 30% apo më pak të energjisë së tyre nga karbohidratet.

 

Burimi / ansa.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top