Sipas vlerësimeve të U.S News & World Report për të pestin vit radhazi, dieta mesdhetare u rendit në vendin e parë në listën e dietave më të mira.
Në vendin e dytë u renditën dieta DASH, e cila lidhet me kujdesin për të ndaluar hipertensionin dhe dieta Flexitarian, e cila inkurajon të qenit vegjetarian në shumicën e kohës, por është fleksibël për të lejuar një hamburger herë pas here.
Studime të shumta kanë zbuluar se dieta mesdhetare mund të zvogëlojë rrezikun e diabetit, kolesterolit të lartë, demencës, humbjes së kujtesës, depresionit dhe kancerit të gjirit. Dieta mesdhetare është më shumë një stil jetese sesa një dietë e mirëfilltë.
Kjo dietë përmban gatime të thjeshta, me bazë bimore, me shumicën e çdo vakti të përendruar te frutat dhe perimet, drithërat, fasulet dhe farat. Element i rëndësishëm është vaji i ullirit ekstra i virgjër. Yndyrnat e tjera përveç vajit të ullirit, si gjalpi, konsumohen rrallë.
Mishi i kuq përdoret me masë, zakonisht vetëm për të shijuar një pjatë. Ngrënia e peshkut të shëndetshëm, i cili është i pasur me acide yndyrore omega 3, inkurajohet, ndërsa vezët, qumështi dhe shpendët hahen në porcione shumë më të vogla sesa në dietën tradicionale perëndimore.
Dieta mesdhetare dallon gjithashtu edhe për elementë të rëndësishëm si ngrënia e vakteve me miqtë dhe familjen.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.