Prindërit luajnë një rol të rëndësishmë në vlerësimin dhe inkurajimin e aspekteve të vlefshme të personalitetit të fëmijëve. Kjo është shumë e rëndësishme për shkak se vetërespekti ndërtohet në fëmijëri. Fillimisht vetërespekti ushqehet me imazhin ose kthimin emocional të prindërit. Në moshë të rritur vetërespekti varet nga ju dhe duhet të punoni për të arritur atë. Ky proces mund të konsiderohet si pjesë e zhvillimit personal…
Po në qoftë se ne kemi një vetëbesim të ulët?
Kur kemi vetëbesim të ulët priremi të mendojnë në terma negative për veten dhe aftësitë tona. Pasojat e vetëbesim të ulët mund të jenë të rënda, duke na bërë të ndjeshëm ndaj kritikave të të tjerëve.
Këshilla që mund t’ju ndihmojë të përmirësoni respektin për veten tuaj:
-
Pranojeni veten si jeni
-
Kuptoni vlerat tuaja
-
Përqëndrohuni në përmirësimin e jetës suaj
-
Përpiquni të zbuloni nga çfarë keni frikë të përballeni
-
Nëse është e nevojshme guxoni të thoni “JO”
-
Mos e krahasoni veten me të tjerët
-
Vendosni objektiva realiste dhe do të jetë më e lehtë për t’i përmushur
-
Identifikoni pikat tuaja të forta
-
Kërkoni ndihmë. Të gjitha qeniet njerëzore kanë nevojë për ndihmë
-
Jini pozitiv dhe optimist
-
Gëzohuni me njerëz të tjerë
-
Ndërveproni me njerëz të tjerë, që kanë karakter pozitiv
-
Mundohuni që të keni një dietë të ekuilibruar
-
Prano dhe fal veten, në qoftë se keni qenë i gabuar
-
Nëse keni një problem serioz, kërkoni ndihmë nga një profesionist
-
Jini i moderuar, kur bëni autokritikë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.