Mirëqenie

February 1, 2017 | 6:00

Përfitimet nga pirja e ujit të ngrohtë rregullisht

Kjo është një praktikë e zakonshme për të filluar çdo mëngjes, një filxhan kafe ose çaj të ngrohtë për trupin tonë. Konsumi i ujit të ngrohtë, sidomos në mëngjes, mund të nxisë një shumëllojshmëri përfitimesh në trup.

2

Humbje në peshë

Uji i nxehtë vendos në lëzivje më të shpejtë metabolizmin, duke përshpejtuar procese të ndryshme. Si një bonus shtesë uji i ngrohtë do t’ju ndihmojë të thyeni indin dhjamor në trupin tuaj.

Ndihmon në lirimin e hundëve të zëna dhe rrugët e frymëmarrjes

Pirja e ujit të nxehtë është një zgjidhje e shkëlqyer e natyrshme për ftohjet, kollën apo dhimbjet e fytit.

Qetëson dhimbjet e menstruacioneve

Uji i ngrohtë ka një efekt qetësues tek muskujt e barkut dhe mund të ndihmojë për të kuruar dhimbjet dhe spazmat nga menstruacionet.

Trupi juaj nxjerr jashtë toksinat

Uji i nxehtë është fantastik për të ndihmuar trupin tuaj të detoksifikohet. Kur ju pini ujë të nxehtë, temperatura e trupit tuaj fillon të rritet, e cila rezulton në djersë. Kjo gjë ndihmon për lirimin e toksinave nga trupi juaj.

Parandalon plakjen e parakohshme

Prania e toksinave në trup mund të çojë në plakjen e parakohshme, uji i ngrohtë është i rëndësishëm, pasi siç u tha më sipër, ai ndihmon për të pastruar trupin nga toksinat. Gjithashtu, rrit elasticitetin dhe eleminon baktere, që mund të shkaktojnë irritime.

Shëndeti i flokeve

Pirja e ujit të nxehtë është gjithashtu e mirë për shkëlqimin dhe butësinë e flokve. Uji i ngrohtë nxit veprimtarinë e rregullt të rrënjëve dhe më pas përshpejton rritjen e flokëve tuaj.

Tretja

Uji është veçanërisht i dobishëm për procesin e tretjes. Studimet kanë treguar se duke pirë ujë të ftohtë gjatë ose pas një vakti mund të ngurtësojë yndyrnat në ushqimet e konsumuara. Megjithatë, nëse ju zëvendësoni ujin e ftohtë me të nxehtë, ju mund ta shmangni këtë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top