Këshilla & Arsye

May 3, 2016 | 13:03

Për të rriturit / Vështirësi për të thënë FALEMINDERIT

1-Kur kemi një imazh të keq për veten

Të thuash faleminderit do të thotë se jemi mendërisht të aftë për të përjetuar kënaqësi. Është si një zbulim i vetes tek të tjerët. Kjo qasje komplikohet kur marrëdhënia jonë me kënaqësinë bllokohet nga turpi dhe modestia e tepërt. Ne mund të stepemi për t’u shprehur nga mungesa e vetëbesimit. Këta njerëz mendojnë se nuk e meritojnë vëmendjen, dhuratat apo urimet që i drejtohen.

2-Të ndihesh borxhli

“Çdo dhurim kërkon një kthim simbolik”, shprehet sociologu Marsel Mauss. Kësaj i tremben edhe njerëzit e kësaj kategorie: jetojnë me frikën se do t’i ndihen borxhli tjetrit nëse ai i bën një nder, apo thjesht një kompliment.

3-Në kërkim të perfeksionit

Sipas psikiatrit Frederic Fanget, për disa njerëz, si pasojë e një edukate shumë strikte, bërja e gjërave gjithnjë mirë është detyrë. Duke kërkuar pa pushim perfeksionin, ata nuk e kuptojnë se si të tjerët mund t’i komplimentojnë për gjëra që vetë ata i vlerësojnë si normale. Ata mendojnë: “Si mundet dikush të më përgëzojë për sukseset e mia, të cilat janë kaq normale? Ai më nënvlerëson!”.

4-Paaftësi për të qenë mirënjohës

Shumë fëmijë që kanë qenë të përkëdhelur tej kufijve, të lartësuar pa kursim, janë të predispozuar që si të rritur të mos mbartin vlera për atë që i ofrohet. “Të thuash faleminderit është aftësia për të njohur gjestet e tjetrit”, shpjegon psikoanalisti. E ky veprim i brendshëm nuk mund të ndodhë si pasojë e së kaluarës së këtij fëmije dhe njeriu vlerëson në mënyrë të pandërgjegjshme që gjëja më e bukur dhe më me vlerë në këtë botë është vetvetja.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top