Në fokus

February 25, 2019 | 11:24

Për të shkruar duhet të mësojmë të dëgjojmë

“Shkruaj, të lutem. Të paktën dy rreshta, edhe nëse shpirti është i mërzitur dhe nervat nuk mbajnë më”, thotë Buzzati.

Kur fillova të shkruaja, edhe para se të dija nëse do të isha në gjendje, unë vendosja një copë letre në raft librash, prapa një ekrani kompjuterik, në të cilin kisha shkruar një frazë nga Buzzati. Atë në të cilin ai thotë: “Shkruaj, të lutem! Të paktën dy rreshta, edhe nëse shpirti është i mërzitur dhe nervat nuk mbajnë më”. 

E kisha lexuar disa vjet më parë dhe më kishte goditur, sepse deri atëherë kisha besuar se shkrimi ishte vetëm për frymëzim, sigurisht jo për punë, angazhim dhe përkushtim. Pranë asaj copë letre kisha vënë një tjetër, me treqind e gjashtëdhjetë e pesë kuti. Në anë, një shënues të kuq. E detyrova veten të shënoj një kryq çdo ditë, derisa të kisha dëshirën ose të kisha përfunduar atë që kisha planifikuar të bëja. Me koston e shkrimit edhe me vetëm një fjalë, kurrë nuk e kam humbur këtë takim me shkrimin.

Fillimisht ky ritual i vogël më dha ankth, por pas disa ditësh kuptova se mërzitesha kur shihja një hapësirë të bardhë. Pas një kohe, për mua ishte gabim të mos shkruaja çdo ditë, madje edhe kur nuk dëshiroja dhe fjalët ishin të vështira. Mësova se kur thoja “Nuk kam asgjë për të shkruar”, në të vërtetë ishte për shkak se nuk dëgjoja. 

Tregimet janë tashmë aty, gati për t’u shkruar, por ato janë të heshtura dhe ka ditë kur është e vështirë për të bërë të paktën një rresht. Por unë kam një pasion për kopshtarinë dhe pas kaq shumë vitesh dështime kam mësuar se fjalët, ashtu si bimët, kanë kohën e tyre. Është e domosdoshme që të kesh durim dhe besim: vetëm në këtë mënyrë dëgjohen tregimet, edhe nëse shpesh nuk përputhen me projektet tuaja fillestare.

 

Burimi / it.news.kobo.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top