Këshilla & Arsye

June 19, 2019 | 8:45

Për t’u ndier mirë me veten, këto janë gjërat që duhet të bëni në të 20-at tuaja

Në të njëzetat, mund të mos e ndjeni nevojën për të menduar se si do të jetë jeta në të tridhjetat e dyzetat, por duket sikur ka disa gjëra që ju do të dëshironi t’i bëni para se të jetë tepër vonë. Ndërsa nuk ka asnjë udhëzues të saktë për mënyrën se si duhet të jetojmë , shpesh njerëzit më të mëdhenj në moshë ndajnë disa këshilla shumë të dobishme që vlejnë për të gjithë ne.

Nëse doni që vetja juaj t’ju falënderojë më vonë, atëherë tani është koha më e mirë për të vepruar dhe për të bërë pikërisht këto 10 gjëra në të 20-at tuaja.

  1. Mësoni të pranoni dhe doni veten fillimisht
  2. Ndalo së bëri gjërat vetëm se ndihesh i detyruar dhe jo se do pra, mësoni të thoni jo me vetëbesim
  3. Ndërmerrni rreziqe. Thuaji ‘po’ çdo gjëje të re, pasi është koha ideale për të eksperimentuar dhe për të provuar gjëra të reja
  4. Mos krahaso veten me të tjerët
  5. Lërini rrjetet sociale pak pas dore dhe telefononi të shtëpisë dhe tregojini sa shumë i do apo ju mungojnë
  6. Mos u mbështetni tek prindërit për para
  7. Vendosni krem dielli çdo ditë dhe pini ujë për t’u hidratuar. Trupi juaj do t’ju falënderoj më vonë
  8. Mos shmangni dentistin dhe shkoni për vrap kur ndiheni keq
  9. Kthejini dobësitë tuaja në fuqi
  10. Largohuni nga njerëzit toksikë dhe negativë

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top