FB

December 15, 2023 | 6:09

Për vetëm pak sekonda njerëzit krijojnë këto 8 përshtypje për ju

Të gjithë shpresojmë se kur takojmë një person për herë të parë, nuk duhet të bëjmë një gafë të rëndë, si për shembull ta fyejmë apo të themi një budallallëk. Por, që përpara se ju të keni një shans për ta magjepsur, dijeni që brenda pak sekondash, njerëzit krijojnë këto 8 përshtypje për ju…

Nëse jeni të besueshëm- Në një të dhjetën e një sekonde, njerëzit vendosin nëse jeni të besueshëm.

Nëse keni status të lartë- Njerëzit i shohin ata që mbajnë rroba të firmuara, si njerëz me status më të lartë se ata me rroba të zakonshme.

Jeni apo jo homoseksual- Njerëzit mund ta lexojnë orientimin seksual të një njeriu në një të njëzetën e sekondës. Është minimumi i kohës që duhet për ta dalluar në mënyrë të ndërgjegjshme një fytyrë.

Nëse jeni të zgjuar- Nëse i shihni drejt e në sy ju perceptojnë si më inteligjentë. Nëse mbani syze të trasha dhe flisni plot shprehi, ndihmon shumë.

Nëse jeni të suksesshëm- Njerëzit shohin si më të suksesshëm ata që mbajnë rroba të prera fiks për trupin e tyre, se ata që janë të shkujdesur për rrobat që mbajnë dhe masën.

Nëse jeni dominues- Njerëzit i shohin ata që janë qerosë, si më dominues se njerëzit me kokën plot me flokë.

Nëse jeni imoralë- Njerëzit i perceptojnë gratë me tatuazhe të dukshme si më pak tërheqëse, më të prirë për alkool dhe më imorale se sa gratë pa tatuazhe – kjo për shkak të stereotipeve mbi gratë me tatuazhe.

Nëse jeni aventurierë- Njerëzit kuptojnë shumë nga mënyra se si ecni. Të ecurit shkujdesur dhe hapa të mëdhenj ju bën të dukeni më aventurierë, të ecurit shumë të rregullt ju bën të dukeni si neurotikë

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top