Një qëndrim pozitiv të ndihmon të përballësh çdo sfidë. Shpeshherë prekemi më shumë nga mënyra se si
i shohim gjërat që ndodhin në jetën tonë, sesa nga vetë gjërat.
Por, si mund ta ndryshojmë këtë? Përsërisim disa këshilla, të cilat me kohë mund të na ndihmojnë të
ndryshojmë sjelljen ndaj tyre:
• Është më e rëndësishme të tregohesh e sjellshme me të tjerët sesa të kesh gjithmonë të drejtë.
• Mos lër që dështimet ose gabimet të të largojnë nga synimi kryesor.
• Shumica e gjërave nuk duhet marrë personalisht.
• Humori është ilaçi më i mirë për çdo vështirësi. “Nuk do të shohësh asnjëherë një ylber nëse i mban sytë poshtë”, – thoshte Charlie Chaplin. Dalai Lama na inkurajon: “Zgjidh optimizmin, do të ndihesh më mirë”.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.