Sa më shumë fëmijët e vegjël luajnë me pajisjet elektronike aq më pak flenë. Ky është konstatimi i një studimi të publikuar së fundmi në në revistën Scientific Reports.
Për çdo orë përdorimi të telefonit ose tabletit gjatë ditës, fëmijët e moshës gjashtë muaj deri në tre vjeç, pothuajse flenë 16 minuta më pak në çdo periudhë 24 orëshe, thonë studiuesit.
Gjumi është shumë i rëndësishëm për zhvillimin konjitiv, sidomos gjatë viteve të para të jetës, kur truri dhe modeli i gjumit zhvillohen së bashku.
Studime të tjera tregojnë se loja me pajisjet elektronike ndihmon në zhvillimin e aftësive motorike te fëmijët shumë të vegjël.
Pjesë e studimit u bënë 715 foshnje. Tre të katërtat e të vegjëlve të monitoruar, përdornin një telefon me prekje ose tablet çdo ditë. Për fëmijët e moshës dy ose tre, kjo përqindje u rrit në 92%. Mesatarisht, pajisjet përdoreshin 25 minuta në ditë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.