Këshilla & Arsye

May 26, 2017 | 9:09

Përdorimi i tepërt i celularit dëmton lëkurën

Ekspertët e “British Association of Dermatologists” e kanë quajtur alergjina nga celulari, por shumë pak mjekë e njohin si një sëmundje të mirëfilltë. Sipas studiuesve, kjo sëmundje shkaktohet nga një reaksion alergjik (irritime të vogla e puçrra të kuqe që shkaktojnë kruajtje), të cilat mund të shfaqen në veshë e faqe tek ata njerëz që e përdorin shumë telefonin.

it-interview

Po cili është shkaku që ndodh ky irritim i lëkurës? Nikeli, i cili shpesh ndodhet te tastiera e celularëve, në kornizat e kromuara apo në zona të tjera të sipërfaqes së telefonit. Në 22 aparate telefonikë që u analizuan, 10 prej tyre përmbanin gjurmë të këtij metali, nga i cili shumë njerëz janë alergjikë.

Po si t’ia bëni që të mos keni një problem të tillë? Përdorni kufje ose flisni më pak në telefon.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top