Mirëqenie

July 7, 2018 | 11:02

Përdorimi i uthullës së mollës për të luftuar infeksionet

Uthulla e mollës (ACV) përmban shumë lëndë ushqyese dhe ndihmon për të penguar rritjen e infeksioneve kandida duke ndihmuar në ri-balancimin e pH të trupit tuaj. Ndërsa ACV është acid, kur gëlltitet dhe përthithet nga metabolizmi ajo ka një efekt alkaline në trup.

ACV ndihmon në rritjen e baktereve të mira në zorrë dhe rrit imunitetin e trupit.

Infeksionet janë më të zakonshme në njerëzit me diabet, pasi nivelet e larta të sheqerit shkaktojnë kushte më të mira për shfaqjen dhe zhvillimin e tyre. Lajm i mirë është se ju mund të përdorni ACV për të kontrolluar nivelin e sheqerit në gjak. Shoqata Amerikane e Diabetit publikoi një studim që dokumenton mënyrat se si uthulla ka ndihmuar njerëzit me diabet të kontrollojnë nivelin e sheqerit në gjak.

ACV është një antibiotik natyral dhe përmban acid malik – një substancë e njohur për vetitë anti-virale, anti-bakteriale dhe anti-fungale. Gjithmonë zgjidhni ACV organike e cila është e pa filtruar, pasterizuar dhe e papërpunuar dhe jo uthull të zakonshme që mund të gjendet në marketet më të afërta.

Mos harroni që ta shkundni shishen çdo herë para se të përdorni ACV për të shpërndarë elementët e mirë.

Mbusheni vaskën me ujë të ngrohtë dhe hidhni në të 1 filxhan çaj uthull molle (organike), pastaj zhytuni brenda dhe qëndroni rreth 15 minuta. E përsërisni këtë gjë 3 herë në javë dhe rezultatet do të jenë të kënaqshme.

Holloni një lugë ACV me një sasi të barabartë uji dhe thithni një pjesë të vogël të lëngut në leckë pambuku. Aplikoni këtë kompresë në zonat e prekura për 10-15 minuta. Pastaj e lani me ujë dhe e thani tërësisht zonën. Aplikojeni rregullisht deri sa simptomat të përmirësohen.

 

Burimi / BalkanWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top