Sherebela është një bimë aromatike dhe mjekësore. Ajo është e njohur që në antikitet për vetitë e saj kuruese.
Shkenca ka dëshmuar se sherebela ka veprim antibakterial, ndihmon kundër dhimbjeve dhe temperaturave të larta.
Praktika ka treguar ajo pastron gjakun dhe po ashtu ndihmon për nxjerrjen e sekrecioneve.
Çaji i sherebelës me mjaltë dhe lëng limoni mbetet një zgjidhje shumë e mirë për gryket e skuqura.
Përfitimet e çajit të sherebelës
-Për ftohje (laringit, bronkit, bajame)
-Kundër stresit
-Qetësues
-Forcon kujtesën
-Rregullon tretjen në stomak
-Kundër djersitjes
-Ndalon rënien e flokëve
Burimi / www.ata.gov.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.