Të gjithëve na ndodh të bezdisemi tek shohim njerëz që përtypin fara. Në fakt, jo gjithçka është aq e errët sa ç’duket. Shkencëtarët japin mesazhe të qarta dhe të shëndetshme sa i takon konsumimit të tyre. Sipas healthy and natural world, farat e lulediellit shërbejnë kryesisht për vajin, të cilin e përdorim për gatim, përfitimet ushqimore të farave të lulediellit, ndonjëherë mund të anashkalohen. Ky është një gabim i madh, ndryshe nga lulja e tyre gjigante, farat mund të jenë të mëdha, por ato kanë një fuqi të jashtëzakonshme ushqyese, ndaj duhet të jenë pjesë e pandashme e dietës ditore.
Përse bëjnë mirë?
Farat e lulediellit janë ndër burimet më të mira të vitaminave dhe mineraleve. Përmbajnë cilësi terapeutike të rëndësishme dhe pasurojnë çdo ditë dietën me përbërës që vështirë se gjenden në ushqime të tjera. Konsumimi i rregullt i këtyre farave favorizon tretjen, ruan shëndetin kardiovaskular dhe ul simptomat e sindromës paramenstruale.
Cilësitë e farave të lulediellit
• Farat e lulediellit kanë përqendrim të fortë multivitaminik. Përfaqësojnë burim të shkëlqyer të vitaminave të grupit B, mes të cilave B12, një vitaminë shumë e çmuar dhe e rrallë, vitaminë D, vitaminë E dhe vitaminë PP (e cila parandalon sëmundjen e pelagrës). Veç këtyre, përmbajnë një sasi të lartë të acidit folik, substancë thelbësore në organizëm për sintezën e ADN-së dhe ushqyes ekstremisht i rëndësishëm për femrat gjatë shtatzënisë, periudhë kur nevoja për ta marrë acidin folik duhet dyfishuar. Farat përmbajnë edhe acidin klorogjenik me cilësi antibakteriale dhe anti-infektive, e cila kryen një aksion të çmuar për mbrojtjen e organizmit nga infeksione të jashtme.
• Farat e lulediellit janë një ndër burimet më të mira të vitaminës E, një përbërje antioksiduese e aftë për të neutralizuar veprimin e radikaleve të lira që shkaktojnë alergjitë dhe sëmundjet inflamatore. Parandalon sëmundjet kardiovaskulare, ul nivelin e kolesterolit në gjak. Vitamina E ngadalëson procesin e plakjes së qelizave, mbron organizmin nga sëmundje dhe favorizon rigjenerimin e qelizave duke e lejuar lëkurën të qëndrojë gjithmonë elastike.
• Farat e lulediellit kanë doza të mrekullueshme kripërash minerale dhe zvogëlojnë dëmet në nivel qelizor dhe mbrojnë shëndetin e zemrës, muskujt dhe nervat. Përmbajnë sasi të lartë potasi, magnezi, zinku, hekuri e fosfori. Potasi rregullon tensionin e gjakut; magnezi parandalon migrenën dhe lejon çlodhjen e muskujve dhe nervave të trupit, ndërsa zinku stimulon sistemin imunitar dhe e ndihmon në luftën kundër infeksioneve. Hekuri është një mineral i domosdoshëm në parandalimin dhe trajtimin e anemisë, ndërsa fosfori është i përfshirë në formimin dhe ruajtjen e shëndetit të dhëmbëve, kockave dhe indeve.
• Farat i dhurojnë organizmit një dozë të rëndësishme fibrash e proteinash: fibrat vegjetale përmirësojnë tretjen dhe favorizojnë zorrët, ndërsa proteinat dhurojnë energji dhe ruajnë shëndetin e muskujve. Fibrat, proteinat dhe mineralet, të pranishme në këto fara stimulojnë procesin e zorrëve, pasi përmbajnë laksativë natyralë.
• Farat përmbajnë triptofan, një aminoacid që merr pjesë në ndërtimin e proteinave të organizmit dhe ndërhyn në reaksione të shumta kimike, në veçanti sintezën e serotoninës, një neurotransmetues i rëndësishëm i përfshirë në rregullimin e humorit dhe i aftë për të qetësuar ankthin. Në fakt, serotonina vepron si qetësues i trurit dhe favorizon çlodhjen.
• Farat e lulediellit janë të pasura me fitosterolë dhe acide yndyrore thelbësore Omega 3 dhe Omega 6. Fitosterolët favorizojnë marrjen e kolesterolit, ndërsa acidet yndyrore thelbësore ulin nivelin e kolesterolit të keq në gjak dhe parandalojnë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kardiake, duke përmirësuar shëndetin kardiovaskular.
Karakteristikat dhe vlerat ushqyese të farave të lulediellit Farat e lulediellit janë të pasura me ushqyes të rëndësishëm dhe kanë si bazë energjetike yndyra thelbësore. 100 gramë fara i japin organizmit rreth 557 kalori, rreth dy lugë. Kjo është doza e përditshme e këshilluar, por mund të konsumoni maksimumi edhe 3 lugë. Duke qenë se ka përmbajtje të lartë energjie, farat janë baza e një diete vegjetariane dhe janë veçanërisht të mira për ata që bëjnë aktivitet fizik apo mendor shumë intensiv. 2 lugë fara në ditë përmbajnë:
• 82% Vitaminë E
• 43% Vitaminë B1
• 34% magnez
• 34% selen
• 33% fosfor
• 28% Vitaminë B6
• 20% acid folik
• 18% of Vitaminë B3
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.