Mirëqenie

January 17, 2019 | 9:20

Përfitimet e shumta që i sjell shëndetit çaji i xhenxhefilit

Njerëzit i kanë ditur dhe vlerësuar vetitë mahnitëse të xhenxhefilit për shekuj me radhë. Xhenxhefili është burim i shumë nutrientëve dhe ofron efekte të fuqishme antibakteriale, antivirale, anti-parazite dhe antipezmatuese.

“Si një nga pijet më të konsumuara në botë, nuk është befasi që efektet fitimprurëse të xhenxhefilit janë të shumta’, thotë Rachael Link, doktoreshë.

Xhenxhefili është një prej burimeve më të pasura të vitaminës C, por është gjithashtu i pasur edhe me magnez dhe minerale tjera, prandaj dhe ndihmon në forcimin e sistemit imunitar, tretje, pastron mëlçinë, trajton astmën dhe parandalon sëmundjet kardiovaskulare.

Ekspertët thonë se konsumimi i rregullt i xhenxhefilit ulë rrezikun e sulmeve të trurit, largon dhimbjet e kokës, parandalon kancerin dhe  shkrinë gurët në veshka.

Përbërësit: 

– ¼ lugë çaji xhenxhefil

– ¼ lugë çaji shafran

– 1 gotë ujë

– Qumësht kokosi

– Mjaltë

Përgatitja:

Vloni ujin, pastaj shtoni xhenxhefilin dhe shafranin. Lëreni ashtu për 10 minuta, pastaj shtoni qumështin e kokosit dhe përziejeni mirë. Ëmbëlsojeni me mjaltë dhe pijeni!

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top