Ka shumë teori sesa duhet të jetë diferenca mes motrave dhe vëllezërve. Megjithatë, diferenca qoftë e madhe apo e vogël, ka përfitimet e saj.
Përfitimet e fëmijëve me diferencë të vogël moshe:
Ata kanë një mik të ngushtë
Fëmijët me pak diferencë tashmë kanë një lidhje të fortë. Ata mësojnë gjëra pothuajse njëkohësisht. Gjithmonë kanë dikë me të cilin mund të luajnë. Janë shumë mbrojtës për njëri-tjetrin.
Kanë orare të ngjashme
Ata kanë të njëjtën rutinë/orar. Duke filluar nga zgjimi në të njëjtën kohë në mëngjes, të ngrënit së bashku dhe lë larit bashkë.
Përvoja e prindërve me fëmijë të vegjël është e freskët
Ndonjëherë prindërve ju duket sikur harrojnë të kujdesen për të porsalindurin, nëse fëmija i madh është shumë më i rritur. Ndërsa kur fëmijët janë afër njëri-tjetrit kjo përvojë është ende shumë e freskët.
Ndajnë interesa të ngjashme
Ata zakonisht duan të njëjtat shfaqje televizive dhe filma, të njëjtat lodra, libra, aktivitete dhe rroba.
Nënat kanë një justifikim kur nuk bëjnë diçka siç duhet
Jeta është shumë e shpejtë dhe intensive. Nëse nuk përmbushni pritshmëritë tuaja apo të atyre që ju rrethojnë mund të justifikoheni se keni dy fëmijë të vegjël.
Nënat mund të lënë disa gjëra të panevojshme jashtë kontrollit
Gjërat nuk mund të jenë të përsosura gjithmonë dhe kur keni dy fëmijë të vegjël ju e kuptoni më mirë këtë gjë.
Jeni më spontane se më parë
Kur ke dy fëmijë të vegjël, shumë vendime merren në çast pa u menduar shumë gjatë.
Kërkoni ndihmë më lehtë
Në fillim mund të doni të bëni gjithçka vetë, por kur keni dy fëmijë do e kuptoni që keni nevojë për ndihmë dhe do të jetë më e lehtë ta pranoni.
Nëna bëhet më e guximshme dhe më e sigurt
Njerëzit nuk rezervohen për të komentuar numrin e fëmijëve, diferencën e tyre në moshë dhe kjo i bën nënat më të forta.
Zemra e nënës është e mbushur me më shumë dashuri
Dinamika e të pasurit dy fëmijë me shumë pak diferencë, interaktiviteti me ta të bëjnë njeri më të mirë e të dashur.
Burimi / pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.