Nëse po mendon të krijosh familje, por ka shumë gjëra që të bëjnë të pasigurt, duhet të dini se ka edhe shumë përfitime “të fshehta” të të qenit prind.
Gjithmonë do të keni një justifikim për të mos marrë pjesë në eventet ku nuk dëshironi
Nuk ka rëndësi nëse e keni marrë ftesën të parët, apo në minutën e fundit, kur keni fëmijë për t’u kujdesur, ju gjithmonë keni një arsye për të mos shkuar nëse nuk dëshironi.
Mund të lehtësojë vendimmarrjen
Duke qenë se fëmijët dhe nevojat e tyre do të jenë prioriteti juaj, atëherë për të vendosur për gjithçka tjetër do të jetë më e thjeshtë.
Keni një justifikim për shtëpinë tuaj të çrregullt
Nëse punët e shtëpisë nuk kanë qenë pika juaj e fortë, tani keni një justifikim sa herë t’ju gjejnë shtëpinë rrëmujë.
Nuk keni më nevojë të shkoni në palestër
Nëse ushqeni fëmijën me gji, do të digjni mjaftueshëm kalori. Ndërsa kur fëmija të fillojë të ecë e të vrapojë, do të qëndroni në formë duke shkuar pas tij.
Keni dikë që ju ngre humorin
Të qeshurat e fëmijës janë “ngjitëse”. Është e pamundur të mos qeshni kur shikoni reagimet e tyre.
Nuk keni nevojë për alarm
Do të jetë fëmija që do t’ju zgjojë shumë herët, pa pasur nevojë të vini alarmin në mëngjes.
Pushimet dhe fundjavat do t’ju entuziazmojnë sërish
Mendimi që do të pushoni do t’ju entuziazmojë shumë pasi do të keni nevojë të qetësoheni.
Fëmija ju shikon gjithë kohën
Ju jeni modeli në sytë e fëmijës suaj, jeni hero që nuk bëni asnjë gabim. Kjo do t’ju falë kënaqësi pa masë.
Burimi: pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.