FB

April 24, 2023 | 7:47

Përfitimet e xhenxhefilit për stomakun, mëlçinë dhe zemrën

Me origjinë nga Lindja e Mesme, xhenxhefil ishte i njohur në mesjetë, përveçse i përdorur nga mjeshtrit konfeksionistë në Firence, siç dëshmohet nga Dekameroni. Bima mund të përdoret si përbërës në gatim por ka dhe veti kurative, si pluhur apo si fryt i freskët. Rrënja e xhenxhefilit ndihmon tretjen dhe shëron infeksionet e gojës. Si ta përdorni sa më mirë xhenxhefilin për mirëqenien tuaj:

Mbron stomakun – Ilaçet e vërteta përmbajnë xhenxhefil. Disa studime kanë treguar se ai vepron si antioksidant dhe antikancer. Por efektet pozitive nuk mbarojnë këtu. Xhenxhefili mbron paretet e zorrës së trashë, përmirëson problemet që shkaktohen nga mostretja, koliti, duke balancuar florën bakteriale.

Ndihmon në dietë – Falë efektit termogjenik, nxehtësia ndihmon në djegien e kalorive, eliminon yndyrën, ndaj është një ide e mirë për të plotësuar dietën tuaj të përditshme me xhenxhefil, sepse ai ju ndihmon të humbni peshë.

Tret yndyrnat – Efektet e dobishme të frutave, të kombinuara me erëza, djegin kalori, pastrojnë trupin nga toksina e akumuluara dhe ndihmojnë ndjenjën e ngopjes. Në luftë mes mëngjesit disi të uritur? Para drekës një lugë çaji mjaltë bërë me xhenxhefil, ndihmon në qëndrueshmërinë e glicemisë duke pakësuar energjinë.

Zgjon metabolizmin – Për një pije energjike dhe të pasur me vitamina, shtoji xhenxhefilin në lëngun tuaj apo të shtrydhura normalisht me perime apo frutat e sezonit. Ju mund të holloni me kos ose qumësht, të pasura me ushqyes, ose lëng molle. Kanella gjithashtu ndihmon për të shkrirë yndyrnat, ku bashkë me piperin i japin një shkundje metabolizmit, duke shmangur akumulimin e yndyrës. Xhenxhefili është i dobishëm kundër urisë nervore dhe ka një efekt pozitiv kundër infeksioneve.

Lufton lodhjen –  Falë shijes së fortë që e karakterizon, xhenxhefili luan një rol të paçmuar kundër lodhjes dhe qetësisë. Në makinë vuani nga të përzierat? Përtypni rrënjë të freskëta xhenxhefili. Gjatë dimrit kjo bimë është një kurë e vërtetë. Mjafton një tenxhere me ujë në vlim dhe shtojini xhenxhefil të freskët të copëtuar, limon dhe mjaltë për shije dhe pak nenexhik. Ky çaj bimor jo vetëm do t’ju ngrohë bronket por dhe do t’i lehtësojë ato.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top