Karotat kanë qenë dhe janë pjesë e rëndësishme e dietave vegjetariane. Karotat janë perime rrënjë që i takojnë familjes Apeaceae apo Umbelliferrous. Karota shpesh përdoret në terapi me lëngje për trajtimin e disa sëmundjeve. Ato janë gjithashtu të pasura në vitamina, antioksidues dhe fibra, të cilat mund të zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe diabetit të tipit 2.
Për çfarë ndihmojnë karotat
Karotat janë një burim i pasur i beta karotene, i cili është një antioksidues i fuqishëm me shumë përfitime shëndetësore. Në trup, beta karotene konvertohet në vitaminë A për të ruajtur lëkurën e shëndetshme. Studimet tregojnë se beta karotene gjithashtu mbron mushkëritë nga toksinat që çojnë në zhvillimin e kancerit.
Kjo lëndë ushqyese ndihmon sidomos ish-duhanpirësit për të ulur rrezikun e zhvillimit të kancerit të mushkërive dhe stomakut. Ushqime të tjera të pasura me beta karoten janë spinaqi dhe patatet e ëmbla.
Tretja. Trupi ka nevojë për disa minerale, vitamina, fibra dhe enzima të domosdoshme për të fuqizuar procesin e tretjes, dhe karotat i kanë ato. Karota ka sasi të barabarta të fibrave të tretshme dhe të patretshme, të cilat ndihmojnë për të nxitur ushqimin përmes sistemit të tretjes. Karotina rrit shëndetin e limfociteve, qelizave që luftojnë kundër patogjenëve.
Shëndeti dentar. Karota mund të ndihmojë të mbani dhëmbët dhe mishrat të shëndetshëm. Karota gjithashtu stimulon prodhimin e pështymës, e cila ndihmon për të mbajtur nën kontroll bakteret në gojë. Kapaciteti i tyre alkalin mund të balancojë pH në gojë.
Burimi / gazetasi.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.