Mirëqenie

January 31, 2019 | 12:39

Përfitimet që i sjell shëndetit konsumimi i mjaltit para se të flini

Shumica prej nesh jemi të vetëdijshëm se mjalti mund të përdoret për të luftuar gripin dhe hidratuar lëkurën, por ndoshta nuk jemi të vetëdijshëm që shkencëtarët e konsiderojnë atë super-ushqim për shkak të shumë vetive shëruese që ka, e të cilat nuk i keni dëgjuar më parë.

Kombinimi i mjaltit me ushqim është i shijshëm dhe i shëndetshëm, por nëse konsumoni vetëm një lugë mjaltë para se të flini dhe e lini trupin të absorbojë të mirat që ka, ju do të befasoheni nga mrekullitë që do të shfaqen në trupin tuaj

Më poshtë keni disa prej gjërave që i ndodhin trupit kur filloni të hani mjaltë para gjumit.

Bëni gjumë shumë më të mirë

Mjalti përmban një nutrient që quhet triptofan, hormon i cili ju ndihmon të relaksoheni dhe i jep trupit sinjalin se është koha për të fjetur. Ndonëse trupit i nevojitet ky aminoacid, trupi nuk e prodhon në mënyrë natyrale, prandaj duhet ta marrim atë duke konsumuar ushqime si mjalti.

Ju ndihmon të ulni tensionin e lartë të gjakut

Duke qenë se tensioni i lartë igjakut është faktor që kontribuon në rritjen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, mbajtja nën kontroll e tij është thelbësore për shmangien e komplikimeve të ndryshme. Mjalti përmban antioksidues të cilët kanë dëshmuar se e zvogëlojnë tensionin e lartë të gjakut.

Do ulni trigliceridet

Trigliceridet janë një lloj yndyre që gjenden në gjak. Niveli i lartë i tyre nënkupton rrezik më të madh të zhvillimit të sëmundjeve të zemrës dhe diabetit. Fatmirësisht, mjalti është i ndërlidhur me zvogëlimin e niveleve të triglicerideve në trup.

Ju forcohet sistemi imunitar

Mjalti është i pasur me agjentë antioksidues dhe antibakterialë të cilët ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar, duke ju bërë më të fortë në luftimin e infeksioneve që shkaktohen nga mikroorganizmat si bakteriet, kërpudhat dhe viruset e shumta.

Yndyra fillon të digjet më shpejt

Mjalti përshpejton metabolizmin duke prodhuar efekt termogjenik në trup. Kjo nënkupton se rrit qarkullimin, i cili rrit temperaturën e trupit dhe kështu ju ndihmon të digjni yndyrë pa u përpjekur shumë.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top