Nëse gjëja më e keqe që mund të ndodhë është të lani enët, ky shkrim do t’ju bëjë të ndryshoni mendim. Sigurisht që larja e enëve nuk është aspak aktiviteti juaj i preferuar, në të vërtetë, ai gjithashtu mund të konsiderohet një dënim nga i cili gjithmonë duam të arratisemi.
Dhe kujt i pëlqen të mbush duart me mbeturina ushqimore të përzier me sapun dhe ujë, përkthehet në konsistencën më të neveritshme në botë. E pra tashmë vjen një lajm i madh, tani çdo darkë dhe dikush kërkon ndihmë për të larë enët, ndoshta ju do të jeni i pari (dhe i vetmi) që do ta ngrini dorën, sepse sipas studimeve të fundit ky aktivitet mund t’ju bëjë të jetoni më gjatë.
Hulumtuesit nga Universiteti i Kalifornisë, Shtetet e Bashkuara, zhvilluan një studim që u botua në Journal of American Geriatrics Society, ku ata kishin 6.000 vullnetarë femra midis 65 dhe 99 vjeç, të cilave iu vendosën sensorë për të matur aktivitetin e tyre të përditshëm. Pra, ata monitoruan shëndetin e tyre për tre vitet e ardhshme.
Kështu dolën në përfundimin se ato gra që lanë enët – ose në përgjithësi bënë disa detyra shtëpie – për 30 minuta, kishin një shkallë vdekshmërie prej 12% më të ulët se ato që nuk bënin diçka të ngjashme, por nëse e bënin më shumë se 30 minuta përqindja rritej në 39%. Rezultatet kanë qenë kaq dërrmuese saqë shkencëtarët kanë dalë në përfundimin se larja e enëve zvogëlon rrezikun e vdekjes së papritur sepse kjo veprimtari zvogëlon nivelin e stresit dhe forcon sistemin imunitar.
Gjithashtu, studiuesit zbuluan se përveç zgjatjes së jetës dhe reduktimit të stresit, larja e enëve mund të ketë shumë më tepër përparësi:
- Përmirëson frymëmarrjen
- Mban nën kontroll situatat
- Largon mendimet negative
- Redukton nivelet e ankthit
- Përmirëson cilësinë e gjumit
- Mundësia më e ulët për të vuajtur nga depresioni
Është e rëndësishme të theksohet se, sipas studimit, për të arritur këto përfitime është e nevojshme që të jeni 100% të përqendruar vetëm në larjen e enëve. Duke u përqendruar me vetëdije në të qenit i pastër, në erën e sapunit, shkumën dhe ujin që prek lëkurën, është sikur të mësosh të kanalizosh emocionet dhe të kontrollosh situata.
Sfungjerët e enëve janë gjithashtu shkaku kryesor i kontaminimit në kuzhinë, sepse ato përdoren shpesh për të pastruar sipërfaqet e punës dhe sobat.
Pra, çfarë duhet të bëjmë, që të kemi sfungjer të pastër dhe të sigurt? Metodat e përdorura zakonisht për t’i dezinfektuar ata janë:
Pjatalarëse
Kjo metodë dezinfektimi nuk është efektive për eliminimin e baktereve, sepse temperatura e arritur brenda saj mund të mos jetë aq e lartë sa për t’i vrarë të gjithë.
Zbardhues
Një metodë efektive për të dezinfektuar sfungjerët është që të zhyten në një enë që përmban zbardhues dhe ujë të nxehtë për pesë deri në dhjetë minuta. Procedura duhet të përsëritet pas çdo larje të enëve, duke përdorur doreza mbrojtëse.
Uthull
Uthulla është një dezinfektues i shkëlqyer, edhe pse më pak efektiv sesa zbardhuesi. Në shtëpi përdoret gjithashtu për të hequr njollat, për të lustruar, pastruar dhe aromatizuar. Vendosja e sfungjerit në një enë që përmban uthull dhe ujë të valë për pesë minuta është një zgjidhje shumë efektive dhe ekologjike, por nuk garanton heqjen e baktereve veçanërisht atyre rezistente dhe të rrezikshëm (p.sh. Salmonella).
Burimi / emozionifeed.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.