Radiografi

February 26, 2019 | 9:00

DUOLYS, eleganca franceze në kujdesin e lëkurës

Dielli përvëlon. Jemi në kulmin e verës. Në kulmin e pushimeve dhe në kulmin e plazhit gjithashtu. Dhe që të mos kujtohemi vonë, atëherë kur rrezet na kanë përcëlluar lëkurën dhe na kanë dëmtuar fort, është më e udhës që këshilla të vlefshme t’i marrim përpara se të rehatohemi në shezlong, të vëmë syzet mbi kokë e t’ia marrim me gjumë, duke shijuar thellësisht pushimin pasiv.

Të tilla këshilla, kur mbeten të shkruara në letër e ke mundësi t’i shfletosh në çdolloj kohe, marrin ndjeshmëri të lartë jo vetëm për trajtimin e problematikave, por edhe zgjidhjeve që ato japin e na duhet t’i njohim, sidomos kur bëhet fjalë për djegiet nga dielli dhe mbrojtjen e lëkurës. Sepse ndodh rëndom që ato njolla që dikur kanë qenë pika, dhe i kemi neglizhuar sa s’thuhet, papritur rrezikojnë të kapërcejnë limitin e tyre.

Ndërkohë, ato që nuk kanë ekzistuar, janë të gatshme të shpërthejnë nga çasti në çast, pikërisht nga gabimi juaj i pafalshëm, duke i favorizuar të gjallërohen pasi e keni ekspozuar lëkurën e dobët në orët të papërshtatshme me diellin që djeg si saç. Gjëja e parë që bëjnë dermatologët që në fillim të stinës së nxehtë është thirrja për mbrojtjen nga rrezet e dielli. Ndërsa më të rrezikuar janë personat me pigment, për të cilët në kulturën e përditshme të viteve më parë pretendohej se ‘nuk i gjente gjë’.

Dhe tani, ju që jeni duke i lexuar këto këshilla, padyshim që duhet të bëheni më të kujdesshëm. Më poshtë ka një material të plotë mbi rrezikun që ju kanoset nën lëkurë nëse nuk e trajtoni siç duhet apo nuk e mbani nën vëzhgim. Me gjasë, mund të gjendeni në një situatë kur as mjeku nuk ka çfarë ju bën. Thënë shkurt, rreziku bëhet shumë i madh. Prandaj duhet t’i drejtoheni një dermatologu, më shpejt se sëmundja të hedhë hapin e parë. Vetëm kështu do ta parandaloni atë të dalë në sipërfaqe. E si gjithmonë, në ndihmë na vjen farmaceutika moderne, një teknologji që teston në mënyrë të vazhdueshme amalgama kimike, për të arritur në formulën magjike që vlen për kurimin e dermës në disa dhjetëra-qindra problematika që shfaqen apo ripërbëhen nën lëkurë. Ky është avantazhi i shkencës sot, që ecën me hapa galopantë, për të na mundësuar një jetesë të ekuilibruar.

Mjekja e njohur dermatologe, Dr.Erjona Shehu vendos rrethanat me zgjidhjet përballë, për të mbrojtur lëkurën tonë të brishtë. Dhe ajo na sugjeron ‘Duolys 6’ këtë markë të farmaceutikës franceze. ‘Duolys 6’ 6 produkte që njihen dhe si fjala më e fundit për rigjenerimin e lëkurës, mbrojtjen e saj nga plakja, vjen në Shqipëri nga ‘ViniPharma’. Ajo është një linjë adekuate, e cila konkretizon shërbimet për të cilat ka nevojë lëkura juaj, e që fillon nga parandalimi dhe deri te kurimi në qelizë i problematikave të dermës. Për një përdorim më specifik, mjekja e njohur njehson për çdo produkt mënyrën e përdorimit sipas llojit të lëkurës dhe regjimit në higjienë dhe kohë që duhet përftuar.

Dr. Erjona, jemi në kulmin e sezonit të verës, ku problematikat e lëkurës janë ato që shtojnë faktorin e riskut. Ju si mjeke çfarë këshilloni fillimisht si praktikë e përditshmërisë mandej për nevojën e përdorimit të kremrave specifikë?

Prej ekspozimit në diell apo dëmeve që shkakton stina e verës dhe stili i jetës në këtë stinë, çdo moshë është e rrezikuar. Kuptohet, natyralisht janë më të dëmtuara moshat me imunitet më të brishtë si fëmijët dhe të moshuarit, ndërsa si pasojë e ekspozimit të zgjatur në diell, më të rriskuar janë të rinjtë dhe mosha e mesme, që duan të përfitojnë sa më shumë nga rrezet e diellit, sidomos nxirjen e lëkurës. Kujdesi në këtë stinë nis që me njohjen e lëkurës dhe takimin me dermatologun, i cili duke përcaktuar tipologjinë e lëkurës, bën edhe rekomandimet përkatëse për mënyrën si duhet trajtuar dhe mbrojtur nga dielli. Për sa i përket higjienës, në stinën e verës është e rëndësishme që të respektohet higjiena e lëkurës dhe të shtohet larja e saj, duke qenë se shtohet djersitja, por dhe ndotja ambientale.

Kur duhet çdo individ të tregohet i vëmendshëm për të njohur cilësitë e lëkurës dhe si specifikohet ajo për raste të ndryshme?

Njohja e lëkurës duhet bërë që në fëmijërinë e hershme. Janë prindërit, ata të cilët duhet të edukojnë kujdesin për lëkurën tek fëmijët e tyre. Në një takim me dermatologun përcaktohen specifikat e lëkurës dhe në varësi të tyre përcaktohet edhe skema që do të ndiqet, si në higjienë e mirëmbajtje, por edhe në mënyrën e veshjes dhe regjimin ushqimor. Ne i ndajmë tipet e lëkurës në: normale, të thata, mikse dhe të yndyrshme, por brenda secilit prej këtyre grupeve ka nënndarje, të cilat kërkojnë përkujdesje të caktuar.

Cilat zona të lëkurës janë më të rrezikuara dhe orët e ditës që e përkeqësojnë atë?

Më të rrezikuarat janë zonat e lëkurës, që janë dhe më të ekspozuarat nën rrezatimin diellor si: fytyra, veshët, krahët, shpatullat dhe këmbët nga gjuri e poshtë. Nuk duhen përjashtuar zonat e trupit që janë më të mbyllurat, ku ngrohtësia, errësira dhe lagështia, përbëjnë ambiente ideale për lulëzimin e një sërë patologjive bakteriale dhe mykotike. Për sa i përket orareve më të këqija të rrezatimit diellor, ato janë 10.00 – 16.00. Intensiteti i rrezatimit në këto orare është mjaft i lartë e për pasojë e cenon shumë shëndetin e lëkurës sonë.

Shkenca dhe teknologjia vijojnë të sjellin risi në përmirësimin e produkteve të linjës dermokozmetike. Vinipharma vjen me një markë të re, Duolys, e cila ka në fokus mirëqenien e lëkurës. Janë gjashtë produkte për të cilat interesi i parë fokusohet te përmbajtja dhe funksioni i tyre. Konkretisht, për se bëhet fjalë?

Kur përmendet gama e re e produkteve të Duolys, më vjen ndërmend puna e përbashkët e dermatologëve dhe industrisë dermo-kozmetike në luftën kundër plakjes. Lufta kundër plakjes nuk njeh moshë, duhet të nisë që herët në fëmijëri, me një ushqyerje të mirë dhe mbrojtje të rregullt ndaj diellit dhe më pas duhet vijuar me aplikimin e produkteve dermo-kozmetike (lëkura do ushqyer së brendshmi dhe së jashtmi).

Duolys ofron produkte që kanë në përmbajtje që nga Vitamina C e Vitamina E, e deri tek i mrekullueshmi Acidi Hyaluronic. Ka produkte me konsistencë apo dirmulim në trajtë serumi, ashtu edhe në trajtë kremi. Ka produkte që ofrojnë mbrojtje si ndaj ekspozimit në diell ashtu edhe trajtim të lëkurës së brishtë të syve. Pra ofrojnë një shtrirje të gjerë dhe të tipet e lëkurës, moshat dhe parandalimin e problemeve të saj.

Janë të përcaktuara për grupmosha të veçanta apo mundet të përdoret nga një person si një linjë e plotë?

Mund të përdoren nga çdo moshë që ka kaluar 22 vjetët. Në bashkëpunim me dermatologun bëhet edhe përzgjedhja e produktit më të përshtatshëm të Duolys, n.q.s kemi lëkurë me specifika. Nëse e njohim mirë lëkurën tonë, nisur edhe nga mosha, mund të merren fare mirë në farmaci dhe në bazë të rekomandimeve të farmacistit ndërtohet një trajtim cilësor për lëkurën, me produkte perëndimore cilësore, që përveç cilësisë së pashembullt që ofrojnë me pasurinë e tyre në përbërje, japin edhe sigurinë e një produkti të kontrolluar nga filtrat e rreptë të BE.

Këshillohen pauzat pas përdorimit të një kohe të kremrave? A ka pauza në ushqyerje? Mund të hamë gjashtë muaj dhe të bëjmë një muaj pushim?

Edhe përdorimi i kremrave për lëkurën tonë ka të njëjtën vlerë si ushqimi për organizmin. Duhet bërë në mënyrë të rregullt dhe të pandërprerë.

Sa rëndësi ka të njihet lloji i lëkurës për secilin nga produktet, dhe përveç dermatologut, a ka lehtësira në shpjegimin përkatës në farmaci?

Sikurse e thashë më sipër, njohja e lëkurës është baza në përzgjedhjen e produkteve që do përdorim. Lëkura jonë ndryshon nga koha në kohë, jo vetëm si pasojë e moshës, por edhe e stresit, ndotjes, ekspozimit në diell, dietave, gjumit, aktivitetit të tepërt fizik. Të gjitha këto kërkojnë konsultime të herëpashershme me dermatologun dhe mbajtjen e një regjimi të mirë dermokozmetik duke filluar nga një larës i mirë, për të vazhduar me një mbrojtës të mirë ndaj diellit, me kremin e syve dhe kremin apo serumin e darkës. Farmacistët, nga ana tjetër, janë struktura kyçe që lidh pacientin me produktin e përshkruar nga mjeku dhe janë orientuesit më të mirë në përdorimin e këtyre produkteve.

 

DUOLYS SERUM C.E. ka në përmbajtje Vitaminë C dhe E që janë dy antioksidantë të fuqishëm. Bashkëveprimi i këtyre produkteve realizon atë që ne e quajmë, sinergji. Ndihmojnë njëri-tjetrin jo vetëm për të hyrë në lëkurë, por edhe rrisin ndikimin e njëri-tjetrit në lëkurë. Janë dy vitamina që merren vetëm përmes ushqimit dhe futja e tyre në produkte që aplikohen në lëkurë e rrit disafish veprimin në cilësitë e lëkurës. Rekomandohet që në mosha të reja dhe mund të përdoret deri 2 herë në ditë. Është shumë e rëndësishme të vendoset menjëherë pas fshirjes së fytyrës butë me peshqir, pasi rrit përthithjen e produktit nga lëkura. Mund të përdoret për çdo tip lëkure falë strukturës së tij hidrofile.

DUOLYS KREM SYSH është produkti që çdo femër e mashkull duhet ta ketë. Lëkura e syve është ajo që tregon e para shenjat e plakjes, ndaj duhet trajtuar herë me qëllim që të shkohet sa më ngadalë drejt procesit të plakjes. Në kohën e ekraneve dixhitale, kur rritet përdorimi i syzeve dhe për pasojë edhe i lëkurës, rreth e rrotull syve bëhet e domosdoshme që të ketë një kujdesje me krem specifik dy herë në ditë. Është një formulë që bën hidratim të kësaj zone, ul edemin apo fryrjen dhe ka në përmbajtje acid Hyaluronic.

 

 

Kremi mbrojtës DUOLYS SPF 50 përveç mbrojtjes maksimale që siguron dhe lehtësisë me të cilën përhapet në lëkurë, ka dhe një specifikë që e bën shumë të kërkuar ndër produktet që sigurojnë mbrojtjen: ka zero irritim për lëkurën e syve dhe po zero irritim për sytë, që kanë qenë një ndër shqetësimet kryesore për produktet mbrojtëse ndaj diellit. Edhe ky është i pasur në Vitaminë E, duke u bërë kështu një produkt që siguron edhe veprim antioksidant, i përforcuar nga ekspozimi në diell.

 

DUOLYS RICHE dhe DUOLYS LEGGERE dy produkte që veprojnë njësoj, por në përqendrime të ndryshme. I dedikohen lëkurës së thatë dhe shumë të thatë, dhe përveçse bëjnë riparim të lëkurës, duke e zbutur dhe hidratuar atë, nga ana tjetër realizojnë një trajtim antimoshë perfekte. Përveç substancave që krijojnë mbushje në lipide të lëkurës së thatë, këto produkte arrijnë një efekt të shkëlqyer kundra moshës, falë pranisë në to të acidit hyaluronic, i cili është riparuesi dhe rigjeneruesi i proceseve negative që bën koha, agjentët atmosferikë dhe stresi mbi lëkurën tonë. Kanë në përmbajtje edhe Shea Butter, e cila del nga një bimë afrikane, e njohur për vetitë rigjeneruese të lëkurës. Në varësi të tharjes së lëkurës, mund të zgjidhet nëse do përdorim Duolys Riche që është për lëkurë shumë të thatë apo të thatë. Këto produkte mund të përdoren fare mirë edhe gjatë periudhës së dimrit në lëkurën që është e ndjeshme dhe me tendencë për deskuamim.

 

 

Botuar në Revistën ‘Psikologjia’, Nr. 134

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top