Është dëshmuar shkencërisht përmes praktikantëve në të gjithë botën se disiplina mbi 5 mijë-vjeçare e jogës përmirëson ndjeshëm shëndetin fizik, mendor dhe gjendjen shpirtërore. Paraprakisht duhet të keni parasysh se joga vazhdimisht është një praktikë në rritje, e cila aplikohet nga shumë personalitete të njohura botërore.
Joga njihet për relaksimin dhe lehtësimin e mendjes. Ndër të tjera, joga është e mirë edhe për largimin e stresit për shkak të teknikave të frymëmarrjes që aplikohen.
Ne do të përmendim vetëm disa sëmundje dhe probleme për të cilat aplikimi i jogës mund të jetë i dobishëm:
– Largon rrudhat në fytyrë
– Lehtëson dhimbjet e kokës
– Kontrollon presionin e gjakut
– Largon nervozizmin
– Lehtëson lodhjen dhe rraskapitjen
– Rregullon problemet në rrugët e frymëmarrjes
– Parandalon rënien e flokëve
– Trajton dhimbjet në gjoks, këmbë, kofshë, qafë, shpinë, etj.
– Largon celulitin.
Burimi / Telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.