Salma Hayek (aktore dhe producente meksikane-amerikane) beson se sekreti i lëkurës së saj të përsosur është që të mos e lajë kurrë atë në mëngjes. Aktorja 54-vjeçare thotë se pas një gjumi të mirë natën, lëkura juaj ka ekuilibrin e përsosur të pehazhit (pH), dhe vetëm një shpëlarje dhe aplikimi i një kremi duhet të jetë e mjaftueshme.
Ja përfitimet që merr lëkura juaj nëse e lani fytyrën vetëm një herë në ditë:
- Lëkura juaj mund të bëhet më pak e yndyrshme.
Larja e fytyrës shumë shpesh do ta zhvesh nga vajrat thelbësore që bllokojnë ujin të depërtojë brenda lëkurës, duke e mbajtur atë të hidratuar. Nëse lëkura nuk ka ujë, ajo do të prodhojë më shumë vaj. Përdorimi i pastruesve me përbërës të ashpër do të bëjë që gjëndrat tuaja të prodhojnë shumë vaj, duke ju shkaktuar lëkurë të yndyrshme.
- Mund të parandalojë plakjen e parakohshme të lëkurës.
Megjithëse lëkura duket më mirë pas pastrimit, ky efekt është i përkohshëm. Në realitet, kur e lani shumë fytyrën, hiqni qelizat e vdekura të lëkurës që përbëjnë barrierën tuaj mbrojtëse të lëkurës. Pa këtë shtresë mbrojtëse, lëkura është më e prekshme dhe e prirur për rrudha të parakohshme.
- Mbron lëkurën nga dëmtimi nga mjedisi.
Shtresa e jashtme e lëkurës është e vetmja shtresë e gatshme të përballojë të gjitha dëmet e mundshme nga mjedisi, sepse shumica e qelizave atje janë të vdekura ose po vdesin. Kur nuk ka mbrojtje të jashtme të qelizave të vjetra, lëkura juaj është ‘e zhveshur’ dhe e ekspozuar ndaj ndotjes së ashpër dhe toksinave nga jashtë.
- Lëkura do të jetë më e hidratuar.
Ndërsa është e vërtetë që pastrimi eliminon papastërtitë dhe është një hap thelbësor në rutinën tuaj të kujdesit të lëkurës, duke e bërë atë shumë shpesh do ta thani shumë lëkurën. Kur e shpëlani lëkurën me ujë vetëm në mëngjes, ajo nuk do të humbasë vajrat natyralë të nevojshëm që e mbajnë të shëndetshme dhe të hidratuar.
- Mund të keni më pak akne.
Larja e shpeshtë e fytyrës do të prishë ekuilibrin e lëkurës, duke shkaktuar acarim dhe skuqje. Ai gjithashtu do të prishë shtresën e sipërme të lëkurës, duke lejuar bakteret të hyjnë në lëkurën tuaj, sepse nuk mund të mbrojë më veten. Kjo mund të shkaktojë inflamacion dhe akne.
Burimi / Panorama Online
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.