“Një mollë në ditë e mban mjekun larg “,- thonë doktorët. Por, çfarë ndodh me një pjatë vezë ose një filxhan kos si mëngjesi juaj çdo ditë? Edhe pse i njëjti mëngjes mund të duket i mërzitshëm, në të vërtetë ai mund t’ju bëjë një person më të mirë, sipas “Bright Side”.
Do të keni më shumë kohë të lirë.
Sa minuta (ose ndoshta edhe orë) ju duhet të vendosni se çfarë të hani për mëngjes? Ndërsa mund të duket si pjesë e rutinës suaj të përditshme, marrja e vendimit për diçka mund të marrë në të vërtetë shumë më tepër kohë nga sa mund ta kuptoni.
Kur hani të njëjtin mëngjes çdo ditë, ju kurseni shumë kohë. Duke ditur se çfarë do të konsumoni, ju ndoshta do të jeni në gjendje ta përgatisni ushqimin një natë më parë kështu që nuk do të keni nevojë të shqetësoheni në mëngjes.
E lejoni trurin të mendojë për gjëra më të rëndësishme.
A keni menduar ndonjëherë pse Steve Jobs mbante gjithmonë një bluzë të zezë ose pse Mark Zuckerberg zakonisht përdor ngjyrat gri në veshje? Sepse kjo gjë i bën ata më produktivë. Të mos mendosh se çfarë të veshësh gjatë ditës ose çfarë të hani për mëngjes lejon që mendja juaj të përqendrohet në gjërat më të rëndësishme dhe në listën e gjërave që duhet të përmbushen gjatë ditës.
Trupit tuaj nuk i mungon asnjëherë doza e parë e lëndëve ushqyese.
Nëse mëngjesi juaj është një omëletë e thjesht ose një filxhan me fruta të freskëta, ju jeni duke i dhënë trupit energji me ushqime të shëndetshme. Këta shembuj me lëndë ushqyese janë një mënyrë e shkëlqyeshme për të filluar mëngjesin dhe ato mund t’ju ndihmojnë të siguroni një ditë të gjatë.
Mund të jeni në gjendje të hiqni disa kile.
Hulumtimet kanë zbuluar se ngrënia e të njëjtit ushqim çdo ditë në të vërtetë mund t’ju ndihmojë të humbni peshë. Kur keni të njëjtën gjë çdo vakt, keni më shumë kontroll mbi atë që po vendosni në trupin tuaj, kështu që shmangni sheqernat dhe yndyrnat, të cilat ju bëjnë të shtoni në peshë.
Shpenzimet për ushqimet do të jenë më të ulëta.
Të dish se çfarë do të hash çdo ditë të javës të jep mundësinë të bëni një listë më të saktë të ushqimeve, e cila, sipas ekspertëve, është çelësi për të kursyer. Ju jo vetëm do të jeni në gjendje të kontrolloni shpenzimet, por do të vini re se do të keni më shumë para në portofol.
Ju e trajnoni që të nisni një rutinë.
Të bësh të njëjtën gjë çdo ditë, do të thotë që ajo gjë shndërrohet në një zakon. Zakonet e mira janë ato që duhen për tu bërë të suksesshëm. Diçka aq e thjeshtë sa një pjatë e përditshme me vezë mund të bëjë mrekulli në kushtëzimin e trupit dhe trurit tuaj për t’u përshtatur me zakone të tjera të mira.
Burimi / Panorama Online
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.