Mirëqenie

November 8, 2018 | 10:33

Përfitimet që muzika sjell në jetën tonë…

Muzika ndikon në gjendjen shpirtërore te të gjithë, por në këtë artikull do shihni, efektet pozitive që ka në jetën tuaj.

Ja një shprehje e filozofit Solomon:

“Kush i këndon këngë një zemre të pikëlluar, është si ai që zhvishet në një ditë të acartë.”

  1. Rrit besimin në vetvete

Nëse jeni përpara një detyre të rëndësishme, dhe ju mungon besimi, muzika do ju ndihmojë të ndiheni më mirë. Ajo, ju rrit besimin në vetvete.

  1. Pakëson dhimbjen

Sipas studimeve, muzika jonë e preferuar na bën ta kalojmë më mirë një dhimbje. Muzika na stimulon të ndihemi më të kontrolluar emocionalisht ndaj dhimbjes. Gjithashtu ul ankthin.

  1. Ndihmon në gjetjen e partnerit

Muzika romantike do të bëjë efektin e saj, sidomos nëse keni dalë në takim me dikë që ju pëlqen. Ajo do ju lidhë më shumë.

  1. Përmirëson kujtesën

Nëse keni probleme me kujtesën, muzika është “ilaçi” i duhur. Sipas një studimi, ata që studiojnë  nën tingujt e muzikës mbajnë mend më shumë, sesa ata që mësojnë në qetësi.

  1. Rrit produktivitetin në punë

Për shumicën e njerëzve, muzika është tepër e dobishme gjatë punës, madje rrit performancën. Zhurma i ndihmon disa njerëz të përqendrohen.

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top