Kosi është një produkt i mrekullueshëm për t’u konsumuar si nga të rriturit edhe fëmijët. Ai prodhohet nga fermentimi i qumështit dhe është i pasur me proteina, kalcium, vitaminë B6, B12 dhe probiotikë.
Më poshtë po listojmë disa prej arsyeve kryesore se pse duhet të hani kos çdo ditë:
I bën mirë stomakut
Kulturat e gjalla tek kosi janë efikase kundër konstipacionit, diarresë, inflamacionit të zorrëve, kancerit të zorrës së trashë e të tjerë. Këto probiotikë përforcojnë imunitetin dhe mbrojnë stomakun nga infeksionet.
Osteoporoza
Brishtësia e kockave vjen si pasojë e ndryshimeve hormonale dhe mungesës së vitaminave D dhe kalciumit. Kosi është i pasur me kalcium dhe konsumimi i rregullt i tij përmirëson strukturën e kockave.
Tensioni i gjakut
Studimet kanë konfirmuar se produktet e bulmetit kanë aftësinë të rregullojnë tensionin e gjakut. Me sasinë e duhur të produkteve me pak yndyrë, rreziku i tensionit të lartë të gjakut bie me 50%.
Pesha
Kosi është ideal për të kufizuar kaloritë. Ai shuan urinë dhe nepsin për ushqime të ëmbla. Pasi përthithet, kalciumi nga kosi ndikon që qelizat e yndyrës të ulin prodhimin e kortizolit ndërkohë që aminoacidet djegin yndyrën e tepërt. Rekomandimet gjithnjë vlejnë për kosin me pak yndyrë.
Skuqjet e lëkurës te bebet
Ky ushqim është ideal për lëkurën e ndjeshme të bebeve. Atë mund ta përdorni për të trajtuar skuqjet në lëkurë të shkaktuara nga pelenat.
Vitaminat
Kosi përmban fosfor, kalium, jod, zink, vitaminë B5 dhe B12. Kjo e fundit është një vitaminë shumë e rëndësishme për rruazat e kuqe të gjakut dhe sistemin nervor.
E ftohura
Kur imuniteti është i fortë, do të mund të mposhtë viruset ose bakteret. Konsumoni 150-200 gramë kos në ditë për t’i shpëtuar simptomave të të ftohurës, gripit dhe problemeve me fytin. Ky produkt përgjysmon shanset e shfaqjes së këtyre sëmundjeve.
Shëndeti i lëkurës
Kosi është një nga kurat më të mira për femrat. Ai përmirëson lëkurën, shtrëngon poret dhe i jep lëkurës elasticitet dhe shkëlqim. Kosi është i dobishëm kundër simptomave të plakjes, ankthi më i keq për shumë femra.
Shëndeti i flokëve
Kosi është i dobishëm edhe kundër flokëve të thatë dhe të hollë. Ai forcon çdo qime të flokut dhe pastron skalpin nga zbokthi. Sigurisht që kosi duhet të jetë nga ai që përgatitet me farë dhe jo i përpunuar.
Burimi / gsh.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.