Mirëqenie

November 7, 2018 | 8:51

Përfitimet që sjell në shëndet konsumimi i kungullit të njomë

Nëse jeni duke kërkuar për një mënyrë për të humbur peshë në një mënyrë të shëndetshme, është koha për të mësuar në lidhje me përfitimet shëndetësore të kungullit të njomë.

Kungulli i njomë është i njohur për të reduktuar peshën. Për më tepër, ndihmon në përmirësimin e shikimit dhe parandalimin e të gjitha sëmundjeve që shfaqen si pasojë e mungesës së vitaminës C, siç është skleroza. Kungulli i njomë ndihmon në kurimin e astmës dhe ka një përmbajtje të lartë të vitaminës C, karbohidrateve, proteinave dhe fibrave. Ai përmban një sasi të konsiderueshme të kaliumit, folatit dhe vitaminës A, të cilat janë të rëndësishme për shëndet të mirë.

Humbje peshe

Kungulli i njomë mund t’ju ndihmojë që të humbisni peshë në mënyrë të konsiderueshme. Është shumë i ulët në kalori, por ju jep ndjesinë e ngopjes. Prandaj, është një mënyrë e shkëlqyeshme për të kënaqur oreksin tuaj pa shumë kalori. Përveç numrit të ulët të kalorive, kungulli ka përmbajtje të lartë të ujit dhe është i pasur me fibra, duke e bërë të përsosur për reduktimin e kileve të tepërta.

Mbron sistemin kardiovaskular

Sipas ekspertëve, kungulli ka nivele të bollshme mangani dhe vitaminë C, që ndihmojnë për të mbajtur zemrën të fortë. Gjatë hulumtimit, shumica e këtyre lëndëve ushqyese u gjetën efektive në parandalimin e sëmundjeve të zemrës diabetike dhe arterosklerozës. Përmbajtja e magnezit zvogëlon dukshëm rrezikun e sulmeve të zemrës dhe goditjeve. Në kombinim me kalium, magnezi gjithashtu ndihmon në reduktimin e presionit të lartë të gjakut. 

Përmbajtja e fibrave të saj ul nivelet e larta të kolesterolit, duke ndihmuar kështu për të zvogëluar rrezikun e arterosklerozës dhe sëmundjeve të zemrës për shkak të diabetit. Duke qenë një burim i shquar i manganit dhe vitaminës C, kungulli i njomë është gjithashtu burimi më i mirë i fibrave që do ta mbajnë trupin tuaj në formën më të mirë për një kohë të gjatë. Për më tepër, vitamina B1, vitamina B6, vitamina B2 dhe kalcium në kungullin e njomë sigurojnë shëndet të mirë. Folati i pranishëm në këtë kungull rekomandohet shumë edhe për gratë shtatzëna.

Parandalon sëmundjet

Shëndeti juaj i përgjithshëm do të përmirësohet nëse konsumoni rregullisht kungull të njomë. Ai ndihmon në parandalimin e të gjitha llojeve të sëmundjeve. Studimet kanë deklaruar tashmë se ushqimet e pasura me fibra ndihmojnë për të mbajtur larg sëmundjet tumorale. Vitamina C, folati dhe betakaroteni në kungullin e njomë ndihmojnë për të mbrojtur këto qeliza nga kimikatet e dëmshme që mund të çojnë në kancer të zorrës së trashë. Betacarotene dhe vitamina C gjithashtu kanë veti anti-inflamatore, duke shëruar natyrshëm sëmundjet si osteoarthritis, astma dhe artriti reumatoid ku ënjtja është jashtëzakonisht e dhimbshme. Përqindja e bakrit në të gjithashtu ndihmon në reduktimin e simptomave të artritit reumatoid.

 

Burimi / PanoramaOnline

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top