Mirëqenie

March 1, 2019 | 8:50

Përfitimet që sjell në shëndet përdorimi i bimëve të egra

Bimët e egra janë të pasura me vitaminë C dhe substanca bioaktive të cilat sjellin energji dhe gjallëri në trupin tonë. Këto bimë kanë edhe veti terapeutike, prandaj mund të përdoren në çajra apo edhe të kombinuara me bimë të tjera mjekësore.

Rrodhja: Bimë barishtore një vjeçare përdoret shpesh në fizioterapi, por edhe ne kuzhinën e shekujve më parë. Efektet mjekësore të rrodhes janë të shumta: përfshirë edhe ato purifikuese, ndaj përdoren gjerësisht edhe kundër akneve.

Humulusi: Bimë barishtore kacavjerrëse, me gjethe të ashpra në trajtë zemre, me kokrra si boçe pishe me fara, që përdoren për t’i dhënë birrës shije dhe erë të veçantë. Hormonet vegjetale me të cilat është i pasur humulusi ndihmon në uljen e efekteve të menopauzës, djersitjen e tepërt si dhe mbrojnë nga tumori i gjiritë. Në gatime përdoren kokrrat, të cilat i japinë supës një shije të veçantë.

Lëpjeta: Një ndër bimët më të përdorura në Amerikë si kurë për sëmundjet tumorale. Ajo gjithashtu përdoret për heqjen e akneve, për diabetin e kolesterolin e lartë. Shija e athët e bën unike sallatën mikse. E zierë ka shijen e spinaqit.

Mëllaga: Është mbretëresha e bimëve mjekësore. Një çaj i zierë me një lugë mjaltë shërben si pastrues e lufton infeksionet. E vetmja bimë mjekësore pa asnjë efekt anësor, pavarësisht sasisë së përdorur. Shumë të mira janë gjethet e mëllagës, të ziera me fasule e lakër. Këshillohet për artritin, cistet, dhimbjet e kyçeve, stomakut dhe astmën.

Cikorja e egër: Mund ta gjeni mbi drurët e ullinjve në gushtë, mes thatësirës së pafundme. Është një bimë e pasur me vitaminë A, B, C, K, me aminoacide e insulinë. Në fizioterapi përdoret për diabetin, hepatitin, kolesterolin e lartë e kapsllëkun.

 

 

Burimi / TopChannel

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top