Mirëqenie

June 27, 2018 | 14:08

Përfitimet që sjell të qëndruarit vetëm

A jeni në mesin e atyre njerëzve që urreni të mbeteni vetëm dhe gjithmonë kërkoni që të jeni e shoqëruar? Apo jeni një nga ata që mezi presin që të gjejnë hapësirë për të qëndruar vetëm? Të qenit i vetëm dhe të qenit e vetmuar janë dy gjëra të ndryshme. Të kalosh kohë me veten do të thotë që ti e shijon atë kohë dhe nuk ndihesh keq. 

Studimet kanë treguar se të shpenzosh kohë duke qëndruar vetëm sjell shumë përfitime. Jemi të sigurt që pas këtij studimi ju do ta konsideroni të paktën një orë në ditë duke qëndruar në shoqërinë e vetes suaj.

  1. I jep krahë kreativitetit tënd

Jo më kot artistët kërkojnë vetminë e tyre për të krijuar, pasi ndikon pozitivisht.

  1. Përmirëson pikëpamjen ndaj marrëdhënieve tuaja

Të kalosh kohë me veten të bën më të vetëdijshëm për atë që ju dëshironi, pasi ju jep qartësi për dëshirat tuaja. Ju ndihmon edhe që të zgjidhni njerëzit me të cilët dëshironi të rrethoheni.

  1. Përmirëson përqendrimin dhe produktivitetin

Të jesh vetëm dhe jo në shoqërinë e dikujt ndikon pozitivisht në rrjedhën e lirë të ideve dhe arrini që të bëni më shumë punë në më pak kohë. Prandaj dhe studentët preferojnë që të studiojnë vetëm.

  1. Dëgjoni zërin tuaj të brendshëm

Sa kohë keni që jeni ulur dhe keni dëgjuar zërin tuaj të zemrës? Në mes të këtij kaosi dhe zhurmës ju harroni se vetëdija ka edhe një zë që kërkon që të flasë ndonjëherë me ju. Duke qenë vetëm ju arrini që të njihni më mirë veten tuaj.

  1. Bëni qejf kur jeni vetëm dhe qëndroni vetvetja

Ju mund të bëni çfarë të doni. Mund të hani ëmbëlsirën që dëshironi, mund të dëgjoni muzikë, të lexoni ose thjesht nuk mund të bëni asgjë dhe ende ndiheni të lumtur. Është kënaqësi në vetvete që të kalosh kohë me veten.

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top