Mirëqenie

February 21, 2018 | 11:49

Përfitimet që sjell trajtimi i depresionit

Gjumë më i mirë

Depresioni mund t’ju vjedhë pushimin duke e bërë të vështirë të bini në gjumë ose të zgjoheni shumë shpejt. Dhe më e rëndësishmja, mungesa e gjumit mund ta bëjë depresionin më të rëndë. Trajtimi për depresion ndihmon në përmirësimin e gjumit.

Marrëdhënie më e mirë

Disa ilaçe kundër depresionit dëmtojnë epshin. Por shpesh, pengesa më e madhe për një jetë të lumtur dashurie është vetë depresioni. Një studim tregoi se 70% e njerëzve me depresion raportuan një humbje të interesit seksual ndërsa nuk merrnin ilaçe. Trajtimi ndihmon në rivendosjen e vetëbesimit tuaj dhe forcon lidhjen tuaj emocionale me partnerin.

Më pak dhimbje

Trajtimi për depresionin ju bën të ndiheni më mirë emocionalisht dhe zvogëlon dhimbjen. Kjo për shkak se depresioni mund të kontribuojë në siklet e dhimbje. Studimet kanë zbuluar se njerëzit që vuajnë nga artriti dhe migrena ndjejnë më shumë dhimbje dhe janë më të paaftë nëse janë në depresion.

Përmirësim i shëndetit

Nëse jeni në depresion, marrja e trajtimit mund të ndihmojë në parandalimin e disa sëmundjeve serioze. Kjo për shkak se depresioni mund të marrë një taksë në trupin tuaj. Një studim zbuloi se gratë që ishin në depresion ishin dyfish të rrezikuara nga vdekja e papritur kardiake, sesa gratë që nuk ishin. Marrja e trajtimit mund të ndihmojë në uljen e rreziqeve shëndetësore.

Performancë më e mirë në punë

Depresioni mund ta bëjë të vështirë mbajtjen e një punë. Nëse jeni në depresion, mund të humbni fokusin në punë dhe të bëni më shumë gabime. Nëse mendoni se depresioni mund t’ju prekë në punë, marrja e ndihmës parandalon problemet serioze.

Kujtesë më e mirë

Harroni shpesh? Mendimet tuaja janë të turbullta? Ekspertët kanë gjetur se depresioni mund të shkaktojë ndryshime strukturore në zonat e trurit që përfshijnë kujtesën dhe vendimmarrjen. Lajm i mirë është se trajtimi i depresionit parandalon çrregullimet dhe forcon kujtesën tuaj.

Jetë familjare më e lumtur

Të acaruar dhe të zemëruar? Vazhdimisht i bërtisni fëmijës dhe më vonë ndjeheni keq për këtë? Trajtimi i depresionit ndihmon në uljen e tensionit në shtëpi dhe në përmirësimin e marrëdhënies tuaj me familjen tuaj.

 

Jetesë më e shëndetshme

Pse depresioni bën që disa njerëz të fitojnë peshë? Pjesërisht, është sjellje – ju mund të tërhiqeni dhe të bëheni më pak aktiv, ose të gjeni ngushëllim te ushqimi. Gjithashtu është nivel fiziologjik – nivele të ulëta të kimikateve të caktuara të trurit mund të shkaktojnë një dëshirë për karbohidrate. Trajtimi ju jep energji për t’u ushtruar dhe për të ngrënë mirë.

Më pak kaos, më shumë kontroll

Kur depresioni mbërthen energjinë tuaj edhe detyrat më themelore, si pastrimi ose pagimi i faturave, mund të bëhen të pamundura. Sa më kaotike t’i merrni gjërat aq më të paaftë do ndiheni. Trajtimi i depresionit rivendosë energjinë që ju nevojitet për të marrë në dorë kontrollin e jetës tuaj dhe për ta organizuar atë.

Risk i ulët për depresion në të ardhmen

Njerëzit që kanë qenë në depresion kanë një rrezik më të lartë për të rënë përsëri në depresion. Por terapia ose ilaçet e vazhdueshme mund të ndihmojnë në parandalimin e depresionit. Edhe nëse kthehet, trajtimi tani do t’ju përgatisë. Ju do të dini shenjat e hershme. Ju do të dini disa aftësi përballuese. Dhe do ta dini se ku mund të merrni ndihmë.

Lidhje më të forta me miqtë dhe familjarët

Trajtimi i depresionit mund të përmirësojë jetën tuaj shoqërore. Depresioni i izolon njerëzit. Ai mund të ulë vetëbesimin tuaj, duke ju bërë të ndiheni ndryshe. Ndërsa terapia dhe medikamentet mund të ndihmojnë në rikthimin e besimeve të humbura. Të rikthehesh tek miqtë e vjetër kur je në depresion – për të mos thënë të bësh diçka të re – është e vështirë. Por është e rëndësishme për t’u bërë më mirë.

Merrni ndihmë

Disa njerëz me depresion presin, duke shpresuar se do të përmirësohen pa u trajtuar. Ky është një gabim. Studimet kanë zbuluar se depresioni zgjat shumë, sa më të rënda të jenë simptomat aq më i vështirë është trajtimi.

 

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / www.webmd.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top