Sipas shumë studimeve, miqtë me katër putra e bëjnë jetën më të mirë në shumë mënyra.
“Një nga hulumtimet e mija të para kishte gjetur se njerëzit që mbajnë kafshë shtëpiake janë të lidhur emocionalisht me qentë e tyre sikurse me anëtarët tjerë të familjes”, ka thënë Sandra Barker, profesoreshë e psikiatrisë në “Virginia Commonwealth University”.
Mbajtja e një kafshe shtëpiake ka shumë përparësi për njeriun. Këtu janë disa nga to:
- Ju largojnë stresin
Sipas një studimi, kafshët shtëpiake ndihmojnë shumë në largimin e stresit dhe problemet e tjera me presionin e gjakut, të rrahurat e zemrës.
- Ju mbajnë në lëvizje
“Qenve iu duhen së paku 30 minuta ushtrime në ditë”, thuhet në një studim tjetër. Personat që mbajnë kafshë shtëpiake janë 34% më aktivë fizikisht se ata që nuk kanë kafshë shtëpiake.
- Luftojnë vetminë
Mbajtja e një kafshe shtëpiake, sipas hulumtuesve, ju ndalon të thoni “A jam i vetmi që nuk ka plane sot?”. Hulumtuesit kanë gjetur se njerëzit që jetojnë vetëm me kafshë shtëpiake nuk e ndjenjë asnjëherë vetminë.
- Zgjerojnë besimin tuaj
Sipas një studimi në “Journal of Personality and Social Psychology”, kafshët shtëpiake ulin vetminë, ankthin, depresionin dhe ju rrisin besimin në vetvete.
Burimi / Intv.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.