FB

December 14, 2023 | 6:20

Përfitimet shëndetësore nga konsumimi i farave të lirit

Farat e lirit ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, diabetit, kancerin e gjirit, tumorin e prostatës, ulin kolesterolin e keq. Këto fara të vogla përmbajnë dhjetëra materie ushqyese: omega-3 dhe omega-6 , vitaminat B1, B2, hekur dhe zink. Farat e lirit përmbajnë sasi të mëdha të fibrave dhe kaliumit. Në mesin e veçorive shëruese të farave të lirit janë edhe pastrimi i sistemit të tretjes, ulja e nivelit të yndyrës (kolesterolit) në gjak, efekti mbrojtës kundër paralizës dhe kancerit, është i dobishëm për kujtesën,etj.

Anila Kalleshi Dietologe

Anila Kalleshi
Dietologe

Për femra rekomandohet 2-3 lugë të mesme ndërsa për meshkuj 2 lugë në ditë. Përdorimi i tepërt nga ana e femrave formon shtresa të celulitit. Ndërkaq do të jetë shumë më e dobishme, nëse bima përdoret në vend të vajit.

Liri është shumë i përshtatshëm si ushqim për personat të cilëve nuk ju pëlqen të hanë peshq dhe në këtë mënyrë i përmbushin nevojat për omega-3. Farat e lirit janë të përshtatshme edhe për kontrollin e peshës së trupit, pasi heqin ndjenjën e urisë. Këto fara mundësojnë edhe funksionimin e drejtë të zorrëve dhe sistemit të tretjes. Përqindja e lartë e vitaminës B12 bën, që farat e lirit të kenë vlerë të lartë ushqyese. Në sajë të këtyre veçorive është i përshtatshëm për personat të cilët nuk konsumojnë mish.

Liri është bimë e paqëndrueshme ndaj nxehtësisë. Më e dobishme është nëse farat e lirit dhe vajin e tyre i konsumojmë të freskëta. Nëse doni ta ruani vajin këtë mund ta bënë në frigorifer në temperaturën -7°C.

Vaji i ngrohur i lirit krijon materie, që shkaktojnë sëmundjen e kancerit. Në këtë rast bima, e cila përdoret për mbrojtje nga kjo sëmundje mund të shkaktoj efekt të kundërt. Këto fara, kur konsumohen me kërpudha, mund të dëmtojnë edhe sistemin e imunitetit të organizmit. Në qoftë se farat e lirit përgatiten në shtëpi dhe konsumohen menjëherë atëherë në pah dalin veçoritë e saj shëruese. Farat e bluara mund t’i ruani në një enë të mbyllur të errët në frigorifer në sasi të vogla.

 

Për të vërtetuar se a janë të freskëta farat e lirit ju mund të merrni pak pambuk të njomë, i fusni në mes disa fara të lirit dhe prisni të bihen. Nëse farat bihen atëherë janë të freskëta dhe mund t’i konsumoni. Ato, mund t’i shtoni në sallatë e kos, ndërsa vajin mund ta përdorni për të skuqur perimet.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top