Mirëqenie

April 7, 2018 | 13:37

Përfitimet shëndetësore që marrim nga uji i xhinxherit…

Xhinxheri është një bimë aromatike që përdoret në mbarë botën për aromën e saj të veçantë. Por për shkak të vlerave të shumta kurative që xhinxheri ka, ai njihet dhe si një thesar i mjekësisë alternative. Shumë studime kanë vërtetuar se xhinxheri është efektiv në trajtimin e shumë problemeve shëndetësore.

Për të marrë të gjitha përfitimet shëndetësore që ofron konsumimi i xhinxherit,  ekspertët rekomandojnë të përdoret në formën e njohur si “uji i xhinxherit”.

Si përgatitet uji i xhinxherit?

Vendoseni xhinxherin në një tigan të vogël me uji dhe ziejeni në temperaturë mesatare. Xhinxheri duhet të ziejë për rreth 15 minuta dhe tigani duhet të jetë gjysmë i mbuluar me një kapak. Pas 15 minutash uji në tigan do të marrë një ngjyrë të errët. Më pas kullojeni lëngun në një filxhan dhe shtojini një lugë mjaltë përpara se ta konsumoni.

Cilat janë përfitimet e konsumimit të ujit të xhinxherit?

Parandalimi i gripit

Xhinxheri forcon sistemin tuaj imunitar ndaj përdoret për të kuruar gripin, për më tepër xhinxheri gjithashtu përmban proteina antivirale dhe antitoksike gjë që e bën ideal për parandalimin e gripit.

Qetëson kollën

Xhinxheri është qetësues natyral që mund të përdoret për qetësimin e fytit të irrituar që mund të shkaktojë kollë. Gjithashtu xhinxheri ndihmon në eliminimit e mukozës në mushkëri që është një tjetër shkaktar i kollës.

Qetëson irritimin e stomakut

Xhinxheri ka vetinë të qetësojë muskujt e stomakut duke ndaluar gazrat dhe të vjellat. Gjithashtu ekspertët e rekomandojnë xhinxherin për të kuruar disa lloje infeksionesh bakteriale në stomak dhe diarrenë.

Lehtëson dhimbjet menstruale

Për shkak të aftësisë së tij natyrale si qetësues dhe proteinave anti-inflamatore që përmban xhinxheri është i njohur edhe për lehtësimin e dhimbjeve që mund të përjetohen gjatë ciklit menstrual.

Lehtëson dhimbjet nga artriti

Duke përzier pak uji të ngrohtë me xhinxher dhe trumzë, dhe duke e aplikuar në formën e kompresave në vendin ku ndieni dhimbje, mund të bëni që dhimbjet të zvogëlohen.

Burimi / https://www.pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top