Mirëqenie

July 20, 2018 | 14:30

Përfitimet shëndetësore që sjell vitamina B12

Krijimi i një diete të balancuar është gjë e mirë për shëndetin. Ndonëse synimi i shumicës është plotësimi i sasive të rekomanduara të makronutrientëve, faktikisht ka shumë përfitime shëndetësore edhe nëse i maksimizoni nivelet e mikronutrientëve – posaçërisht kur është fjala për vitaminën B12.

Ekspertët bëjnë të ditur se mungesa e kësaj vitamine bën që të keni ligështim të muskujve, të ndieni lodhje, të keni probleme me kujtesë, marramendje, probleme me frymëmarrje, etj. Trupi juaj nuk mund ta krijojë vitaminën B12 vetvetiu, prandaj i duhet ta merr këtë vitaminë përmes ushqimit.

Vitamina B12 kryesisht gjendet në mish, peshk, ushqime të detit, produkte djathore dhe në vezë, por mund ta merrni edhe si suplement. Sidoqoftë, para se të vendosni të kujdeseni më shumë për nivelet e kësaj vitamine, normalisht duhet të dini përfitimet shëndetësore që sjell kjo vitaminë:

  1. Është esenciale për nivele më të mëdha të energjisë.
  2. Përmirëson funksionin e trurit dhe e rrit disponimin sepse ka rol kyç në krijimin e serotoninës dhe dopaminës.
  3. Ju mbron nga sëmundjet e zemrës duke zvogëluar nivelet e homocisteinës
  4. Zgjidhë problemet e pagjumësisë duke prodhuar më shumë melatonin – hormon i gjumit
  5. Mban flokët dhe lëkurën të shëndetshme sepse luan rol kyç në riprodhimin e qelizave.

 

Burimi / Telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top