Mirëqenie

February 19, 2018 | 14:51

Përfitimet shëndetësore që sjellin bajamet e njoma

Bajamet e njoma janë variantet e freskëta të bajameve klasike të thata. Ato përmbajnë lëndë ushqyese të shumta të dobishme për shëndetin tonë.

Ne zakonisht i njohim dhe konsumojmë bajamet e thata, por pak persona kanë pasur kënaqësinë të shohin dhe të shijojnë bajamet e njoma, ose ato të freskëta që janë në dispozicion vetëm në pranverë kur ato korren nga pemët.
Por çfarë i kanë këto bajame kaq të veçantë? Përfitimet shëndetësore.

Bajamet e njoma kanë qenë prej kohësh të njohura për përfitimet e tyre shëndetësore.

Ja disa nga përfitimet shëndetësore të tyre:

Përfitimet për zemrën: në veçanti lëkura që mbulon bajamet përmban shumë flavonoide, substanca me fuqi antioksidante. Një grup studiuesish në Universitetin e Tufts ka treguar se flavonoidët punojnë së bashku me vitaminën E duke mbrojtur muret e enëve të gjakut nga prishja ose dëmtimi i mundshëm. Si rezultat, duke konsumuar këto fruta, ne mund të parandalojmë sëmundjet e rrezikshme kardiovaskulare siç janë sulmet në zemër.
Ata luftojnë kolesterolin e keq: bajamet e njoma janë një nga ushqimet më të mira për të luftuar lipoproteinat me dendësi të ulët, ose të ashtuquajturat kolesterol të keq. Ngrënia e tyre rregullisht mund të ndihmojë për ta mbajtur këtë vlerë në kufi normal.
Aleate të kockave dhe dhëmbëve: përmbajtja e lartë në kripërat minerale të bajameve të njoma është veçanërisht e dobishme për dhëmbët dhe eshtrat tona.
Lufton gliceminë: pas çdo vakt niveli i glukozës në qarkullimin tonë të gjakut rritet, rritja e sheqerit në gjak nuk është i mirë për shëndetin tonë. Bajamet e njoma mund të na ndihmojnë të menaxhojmë situatën duke rregulluar sheqerin në gjak.
Ndihmojnë sistemin imunitar: bajamet e njoma, janë të pasura me antioksidantë dhe substanca të tjera të dobishme për trupin, në mënyrë efektive mbështesin punën e sistemit tonë imunitar dhe kështu na ndihmojnë të na mbrojë nga sëmundja.
Mbrojnë sistemin nervor: në sajë të pranisë së magnezit dhe substancave të tilla si L-karnitina dhe riboflavina, bajamet e gjelbra sigurojnë ushqim themelor për trurin dhe nervat tona.
Humbje peshe: pavarësisht se janë kalorike, bajamet e njoma mund të ndihmojnë në humbjen e peshës pasi ato përmbajnë yndyrna të shëndetshme dhe substanca të tjera që ndihmojnë metabolizmin e trupit.

Burimi / www.ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top