Krahasuar me të gjitha frutat e tjera të thata, arrat përmbajnë përqendrimin më të lartë të acideve yndyrore omega-3. Së bashku me yndyrnat e shëndetshme, arrat përmbajnë mangan, bakër, magnez, fosfor, vitaminë B6, folatë dhe tiaminë.
Përfitimet shëndetësore të arrave përfshijnë aftësinë për të luftuar depresionin, për të parandaluar shumimin e qelizave kancerogjene, dhe për të përmirësuar shëndetin e trurit, zemrës dhe sistemit riprodhues.
Më poshtë përmbledhim të gjitha përfitimet shëndetësore të arrave:
- Ndihmon në lehtësimin e simptomave të depresionit.
Në sajë të acideve yndyrore omega-3, arrat veprojnë si ilaç natyral kundër depresionit dhe çrregullimeve të sjelljes. Acidet yndyrore esenciale që gjenden me shumicë tek arrat ndihmojnë në funksionimin e neurotransmetuesve.
- Përmirësim i shëndetit të trurit
Yndyrnat omega-3 ndihmojnë në ngadalësimin e plakjes dhe parandalimin e çrregullimeve të lidhura me moshën. Nivelet e larta të omega-3 mund të zvogëlojnë rrezikun e demencës, sëmundjes Alzheimer dhe dëmtimeve të tjera .
- Përmirësimi i shëndetit të zemrës
Përfitimet shëndetësore të arrave përfshijnë përmirësimin e shëndetit të zemrës. Studimet kanë treguar një lidhje mes konsumit të arrave dhe përmirësimit të shëndetit të zemrës. Yndyrnat e shëndetshme punojnë për të mbajtur arteriet e pastra, për të përmirësuar qarkullimin, për të ulur inflamacionin dhe për të balancuar nivelet e kolesterolit.
- Ndihmojnë në parandalimin e kancerit
Antioksidantët polyphenol të gjendura tek arrat ndihmojnë në luftimin e inflamacionit dhe forcimin e sistemit imunitar për të parandaluar formimin e qelizave kanceroze.
- Përshpejtojnë metabolizmin
Të pasura në proteina, yndyrna dhe fibra arrat na bëjnë të ndihemi të ngopur. Acidet yndyrore të arrave ndihmojnë në djegien e dhjamit të barkut dhe nxisin metabolizmin.
Arrat përmbajnë kalcium, magnez, fosfor dhe kalium. Këto lëndë ushqyese luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e një truri dhe trupi të shëndetshëm. Mangani në mënyrë specifike mbështet shëndetin riprodhues, shërimin e plagëve dhe zhvillimin e trurit.
Burimi / gsh.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.