Këshilla & Arsye

September 26, 2018 | 9:22

Sekreti për të qenë të lumtur…

Të gjithë duan të jenë të lumtur dhe përpiqen të gjejnë një mënyrë sesi të arrijnë këtë ndjenjë. Por sekreti i lumturisë ndonjëherë mund të jetë shumë i thjeshtë. Sipas psikologut të Harvardit Sanjiv Chopra sekreti i lumturisë mund të jetë inspirimi nga filmi vizatimor Winnie the Pooh.

Sipas specialistit të gjithë mund të mësojmë diçka nga ariu i cili dashuron mjaltin dhe sigurisht të përkthehet në eksperiencën tonë. “Ndoshta krijesa më e lumtur dhe më e zgjuar e krijuar ndonjëherë është pikërisht Winnie the Pooh”.

Ne mund të mësojmë shumë nga qetësia dhe mirësia e arushit të verdhë. Sipas psikologut i cili jep këshilla sesi të mësosh nga Winnie the Pooh sekreti i lumturisë është të kuptosh figurën vizatimore sesi ai arrin të jetë kaq i kënaqur me jetën e tij.

‘Në të vërtetë, ai harron pothuajse çdo gjë që nuk është e lidhur me miqësitë e tij të thella .Profesor Chopra argumenton se të gjithë mund të mësojmë diçka nga qëndrimi i Pooh gjatë kohërave të vështira.

“Ta themi thjesht, është kjo: Pooh zgjedh të vendosë sfidat e tij në perspektivë. Kur u kujtua për diçka që ai ka keqpërdorur, ai do ta largojë gabimin e tij me një falje të përzemërt”, shton ai.

Ja sesi psikologu rekomandon që njerëzit të arrijnë lumturinë e ngjashme me Pooh:

  • Të lexojnë shkrime libra që flasin për lumturinë
  • Të shohin filma me të cilët qeshin
  • Të dëgjojnë muzikë si Haleluja e Bon Jovit apo Beatles Acrross the Universe
  • Angazhimi në ushtrime praktike dhe zbavitëse me familjen dhe miqtë për t’i treguar ata që i doni ata.
  • Të jesh personi që dëshiron partnerin dhe miqtë tuaj

E si përfundim jini të mirë si Winnie The Pooh dhe merreni jetën sa më lehtë.

 

Burimi / intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top