FB

June 10, 2025 | 15:30

Përforcues kolagjeni në shtëpi: Krem nate që rigjeneron dhe rinon lëkurën

 

Bukuria natyrore nuk ka nevojë për kimikate – vetëm për pak dashuri dhe përbërës të thjeshtë nga kuzhina. Kolagjeni është sekreti i një lëkure të fortë, të shëndetshme dhe rinore. Por, pas moshës 25 vjeç, nivelet e tij fillojnë të bien në mënyrë të natyrshme – dhe kjo sjell rrudha, humbje shkëlqimi dhe një ndjesi të lëkurës “të lodhur”.

kolagjen-fytyre-lekure

Në vend që të shpenzoni shumë para për produkte luksoze, mund të përgatisni në shtëpi një krem nate natyral që stimulon prodhimin e kolagjenit. Ja si:

Çfarë ju nevojitet:

1 panxhar i freskët

1 lugë gjelle niseshte misri

70 ml ujë trëndafili

2 lugë gjelle fara liri

1 lugë gjelle vaj bajamesh të ëmbla

10 pika vaj jojoba

 

Si ta përgatisni:

1.Nxirrni lëngun e panxharit – Grijeni panxharin, shtrydheni dhe ruajeni lëngun. Ky është një burim i shkëlqyer i vitaminës C – thelbësore për sintezën e kolagjenit.

2.Përgatitni bazën – Në një tenxhere, përzieni lëngun e panxharit, ujin e trëndafilit dhe niseshtenë. Ngroheni derisa të formohet një masë e trashë dhe kremoze.

3.Bëni xhelin e farave të lirit – Ziejini farat në ujë për 4-5 minuta derisa të formohet një xhel i trashë. Kullojeni dhe lëreni të ftohet.

4.Kombinoni të gjitha përbërësit – Shtoni xhelin e farave, vajin e bajames dhe atë të jojobës në përzierjen e ftohur. Përziejini mirë derisa të përftoni një krem të butë.

5.Ruajtja – Hidheni në një enë qelqi dhe mbajeni në frigorifer. Zgjat deri në një javë.

 

Si ta përdorni:

Aplikojeni çdo mbrëmje në lëkurë të pastër, pas tonikut.

Masazhojeni butësisht në fytyrë dhe qafë.

Mos e shpëlani.

Në mëngjes, lani fytyrën si zakonisht.

 

Pse funksionon?

Panxhari rrit kolagjenin dhe përmirëson tonin e lëkurës.

Farat e lirit hidratojnë dhe zbusin inflamacionin.

Uji i trëndafilit freskon dhe balancohet pH-i i lëkurës.

Niseshteja e misrit zbut dhe mbron.

Vaji i bajames rigjeneron dhe zbut rrudhat.

Jojoba mban lagështinë dhe rrit elasticitetin.

 

Ky krem nate është një mënyrë e shkëlqyer për të trajtuar lëkurën me kujdes, pa kimikate dhe me efekt të dukshëm. Jepini vetes këtë luks të vogël të përditshëm, lëkura juaj do t’ju falënderojë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top