FB

February 17, 2023 | 9:01

Performoi në piano dhe i përlot të gjithë, 13-vjeçarja e verbër një talent i rrallë (Video)

Një pianiste e verbër 13-vjeçare emocionoi qytetarët teksa interpretoi një pjesë komplekse të Chopin në një stacion treni plot lëvizje. Në klipin e publikuar e vogla Lucy luan një nga krijimet më ikonike të kompozitorit polak, duke lënë pa fjalë publikun.

Në këtë shfaqje të veçantë talentesh, pianistë amatorë të talentuar nga i gjithë vendi ftohen të luajnë në stacionet e trenit në Londër dhe qytete të tjera.

Drejtuesit e emisionit vendosin kamera në ambient për të regjistruar reagimet e njerëzve. Në çdo episod, një nga pianistët e paraqitur do të zgjidhet për të luajtur në një nga sallat e koncerteve më të famshme në botë. Fituesi i madh i spektaklit të talenteve do të performojë para një publiku prej mijëra personave në Royal Festival Hall legjendar të Londrës.

 

Klipi i postuar nga Channel 4 në rrjetet sociale tregon efektin që ka performanca e 13-vjeçares tek gjyqtarët e jurisë. Siç shpjegohet në video, Lucy, e cila është neurodiverse, shpesh mbulon veshët e saj në fund të një performance.

“Asaj i pëlqen duartrokitja, por jo zhurma e duartrokitjes, kështu që gishtat i shkojnë te veshët për arsye shqisore.”

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Burimi / Top Albania Radio

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top