Mirëqenie

March 12, 2018 | 12:52

Perimja që lufton sëmundjet e zemrës dhe aneminë

Patëllxhani i përket familjes Solanacaea që ka lidhje me domatet, specat dhe patatet. Ekzistojnë plot 300 varietete të kësaj perimeje që ndryshojnë nga forma, përmasa dhe ngjyra si jeshile, të bardha, vjollcë dhe portokalli. Patëllxhanët kanë nivele të ulëta të yndyrës, kolesterolit dhe kripës e janë një zëvendësues ideal i mishit në dietat vegjetariane.

Ato kanë aftësinë të forcojnë kockat, parandalojnë osteoporozën, reduktojnë simptomat e anemisë, fuqizojnë funksionet e trurit, përmirësojnë shëndetin kardiovaskular, sistemin tretës, ndihmojnë me rënien në peshë, mbajnë diabetin nën kontroll, ulin stresin, mbrojnë foshnjat nga defektet e lindjes, madje edhe parandalojnë tumoret. Vlerat e patëllxhanit vijnë kryesisht nga vitaminat dhe mineralet.

Patëllxhani është i pasur me vitamina C, K, B6, magnez, fosfor, bakër, fibër, acid folik, potas dhe mangan. Duke qenë se patëllxhani nuk ka as yndyrë as kolesterol, është një ushqim shumë i shëndetshëm për njerëz që përpiqen të bien në peshë ose të luftojnë obezitetin. Fibra parandalon çlirimin e ghrelinës, një hormon që i jep sinjal trurit kur na ka marrë sërish uria. Kur ndihemi të ngopur, nuk kemi dëshirë për të ngrënë sërish, ndaj përpjekjet për të rënë në peshë janë të suksesshme. Patëllxhani është një burim i pasur antioksidantësh, të cilët shërbejnë si mburojë ndaj një sërë sëmundjesh. Përmirëson shëndetin e kockave. Patëllxhani është shumë i mirë për ata që janë të rrezikuar nga degradimi i kockave dhe osteoporoza pasi ka hekur dhe kalcium.

Gjithashtu, kjo perime është e pasur me hekur, por edhe me bakër, që si hekuri është thelbësor për qelizat e kuqe, por është e pasur edhe me elemente që përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm nervor. Zemra është një tjetër përfituese e vlerave të patëllxhanit pasi ky i fundit ul nivelet e kolesterolit të keq në trup dhe stimulon nivelet e kolesterolit të mirë.

Burimi / http://www.gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top